Albspirit

Media/News/Publishing

“Pilula magjike” që u jepte nazistëve fuqi mbinjerëzore

 

 
Invadimi i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi drojë dhe frikësim të madh të Evropës para ushtarëve të Rajhut të Tretë. Mirëpo, hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”. Në etiketë të këtij ilaçi shkruante se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia” sot kjo substancë njihet si metamfetamin apo met i kristaltë. Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”. Shtypi anglez në atë kohë raportonte se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike”. Është e njohur që edhe vetë Hitleri merrte dozë të kësaj droge, por në mënyrë intravenoze. Gjendja reale ishte shumë më e keqe – ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Ndonëse pilulat u lejonin të ishin të qëndrueshëm për intervale bukur të gjata të aktiviteteve fizike intensive, dukuritë anësore ishin të tmerrshme, alivanosje, djersitje, depresion dhe halucinacione. Si transmeton “Koha.net”, një shkrim të gazetës “D. Avaz”, disa nga ushtarët kishin probleme fatale me zemër, ndërsa disa të tjerë bënin vetëvrasje gjatë episodeve psikotike. Për seriozitetin e pasojave që “Pervitin” linte në ushtarët dëshmojnë edhe përpjekjet e Leonardo Contit, njërin nga ekspertët liderë shëndetësorë të Rajhut të Tretë, për të kufizuar përdorimin e këtij narkotiku, por ato ishin të kota.

Si u mbyt nëndetësja naziste nga jashtëqitjet e ushtarëve

Shumë shpesh përdoreshin fjalë mburrjeje për eficencën e ushtarëve nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe në fakt ushtarët e Rajhut kishin një stërvitje të shkëlqyer megjithëse kishin edhe probleme që ndonjëherë duken shumë banale. Siç raporton “Motherboard”, mbytja e nëndetëses së supersofistikuar U­1206 u mbyt për shkak të një valvule të shkarkimit të ujërave të zeza e cila ishte vendosur keq nga një ushtar nazist. Nëndetëset gjermane ishin më të mirat e asaj kohe, por kishin një problem të vogël. “Për shumë vite inxhinierët gjermanë kishin kërkuar të zhvillonin tualete të përshtatshme për thellësitë e detit. Ndërkohë që nëndetëset e aleatëve jashtëqitjet mblidheshin në bord, jashtëqitjet e gjermanëve derdheshin direkt në det. Kështu ishte menduar të kursehej hapësirë për gjëra më të nevojshme dhe të reduktohej pesha, faktorë që mund të rezultonin përcaktues në betejat nënujore”, shkruan Motherboard. Kështu, sa herë që nëndetësja ishte në sipërfaqe ishte e lehtë të shkarkoheshin ngarkesat, por kur zhyteshin shkarkimi i tyre ishte i vështirë për shkak të presionit. Por në 1945 tualetet gjermane ishin në avangardë. Mendjet më të zgjuara gjermane prodhuan një tualet me presion që lejonte shkarkimin në çdo thellësi. Ky tualet bazohej në një mekanizëm shumë kompleks, ku një rrymë ajri e kompresuar shkarkonte jashtë gjithë ngarkesën që ishte brenda. Një teknik i specializuar merrej me mirëmbajtjen e këtyre tualeteve. Por në rastin e nëndetëses U­1206, personi që duhet të mirëmbante tualetet ishte Kapiteni Karl­Adolf Schlitt. Në 14 prill 1945, gjatë ditës së tetë të udhëtimit kur nëndetësja gjendej 61 metra nën ujërat e Detit të Veriut, Schlitt vendosi të zbulonte se si funksiononte ky tualet, i nisur nga kurioziteti. Por kapiteni nuk ishte i përgatitur dhe pasi thirri në ndihmë teknikun, aktivizoi një valvulë të gabuar duke shkarkuar në nëndetëse në sasi të madhe jashtëqitjesh dhe ujë deti. Presioni i ujt të detit shkatërroi valvulat dhe kështu anija mori aq shumë ujë sa u fundos me gjithë ekuipazhin.

Please follow and like us: