Kristina Vukovic, Shoqëruesja e parë e Miss Summer World 2016
Kristina Vukovic, Shoqëruesja e parë e Miss Summer World 2016
Jam çmendurisht e dashuruar
Kristina, vajza nga Mali i Zi u zgjodh Shoqëruesja e parë e misit në Miss Summer World 2016. Në këtë intervistë ekskluzive për Telegraf, Kristina rrëfen për jetën e saj, ëndërrat dhe për arritjet e saj në jetë.
Kristina si ndjeheni tani që jeni shoqëruesja e parë e misit, në Summer World 2016?
Të jesh shoqëruesja e parë është një ndjenjë fantastike, sepse asnjëherë nuk kisha qenë kaq pranë përmbushjes së ëndrrave të mia. Shoqëruesja e parë është një vajzë shumë pranë fitores, dhe ajo mund ta marrë kurorën nëse gjëra të papritura ndodhin. Pra, unë ndihem shumë e rëndësishme, por njëkohësisht akoma me këmbë në tokë.
Një çmim që ju çon edhe afër fitores, do ta donit ju kurorën e më të bukurës së kësaj vere?
Nëse do thoja që nuk e doja fitoren për vete, do gënjeja. Çdokujt i pëlqen të fitojë, por fitorja nuk është gjithçka. Është ajo shprehja “Është me rëndësi pjesëmarrja, jo fitorja” dhe unë bie dakord plotësisht me këtë shprehje. Është e rëndësishme që ta bëjmë veten mjaftueshëm të guximshme për të provuar gjëra të reja, për të shkuar më tej, për të hapur faqe të reja. Sigurisht që kam fantazuar kurorëzimin, por vendi i dytë është shumë pranë të parit.
Si u ndjetë kur u thirr emri juaj si shoqëruese e parë e misit?
Kur dëgjova emrin tim të thirrej si shoqëruesja e parë, nuk u çudita, por sigurisht isha shumë e emocionuar dhe krenare. Menjëherë m’u kujtuan familja dhe të afërmit. Mendova se sa krenarë do bëheshin ata kur të merrnin vesh që isha shpallur shoqëruesja e parë në Miss Summer World 2016. Zemra m’u bë mal, sytë më shkëlqenin si yjet, isha e lumtur!
Çfarë mendoni për shqiptaret?
Shqiptarët janë njerëz shumë të dashur, si gjithë kombësitë në mbarë botën. Janë shumë tradicionalë, historia e tyre është shumë e pasur, kultura e tyre është shumë unike. Janë njerëz të ngrohtë dhe të sjellshëm.
E keni pas vizituar më parë Shqipërinë?
Kjo ishte hera ime e parë në Shqipëri, por shpresoj që të mos jetë e fundit. Gjithmonë më pëlqen të rikthehem në vende ku jam mirëpritur dhe kam dashur njerëzit që kam takuar.
Si e pritët zhvillimin e kësaj gare në qytetin bregdetar të Durrësit?
Po, sigurisht që më pëlqeu! Ashtu si dëgjova, Durrësi është një nga qytetet më të lashtë dhe simbolikë të Shqipërisë. Gjithashtu zë vendin e dytë për nga madhësia nga qytetet në Shqipëri, pas kryeqytetit, Tiranës. Çfarë më pëlqeu më shumë ishte se ishte i rrethuar nga deti
Një çmim, çfarë domethenje ka për ju?
Fitorja e çfarëdolloj çmimi do të thotë shumë për mua, dhe ky çmim ishte special, sepse është kryesisht i lidhur me nënën natyrë, që krijoi trupin, shpirtin dhe njohuritë e mia ashtu si janë. Sigurisht, nuk më ka ndryshuar, sepse jam dhe do të jem gjithmonë një vajzë që do të jetë e lumtur dhe do të bëjë dhe të dashurit e mi të lumtur, gjithashtu!
Keni vite që merrni pjesë në kompeticione bukurie?
Po, kam qenë në konkurse të tjera bukurie më parë, por ata nuk ishin aq të njohur. Ky konkurs, sidoqoftë, ishte më i madhi në të cilin kam marrë pjesë. Kjo është ajo që e bën kaq të rëndësishëm për mua.
Si e keni nisur këtë rrugë?
Fillimisht, mendoj se kjo ishte diçka që lindi në mua në sekondën që linda. Ka pasur ditë kur kam dyshuar në dëshirat e mia, por natyra, trupi dhe shpirti im, bënë zgjedhjen për mua. Pra, kështu jam ajo që jam sot. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, sepse nëse e do diçka keqazi, duhet të bësh shumë kompromise dhe përpjekje.
Jashtë botës së bukurisë, kush është Kristina
Jashtë botës së bukurisë, Kristina është një vajzë e thjeshtë, e dashur, e palodhur, me shumë obligime ditë pas dite. Më pëlqen të bëj shëtitje të gjata buzë detit, të dëgjoj muzikë të mirë, të shoh filma të bukur, të dal me shoqërinë dhe të dashurin dhe t’ia kaloj bukur.
Cila është ëndrra juaj?
Kam shumë ëndrra, jo vetëm një. Si fillim, ëndrra ime është të jem e lumtur çdo ditë për pjesën e mbetur të jetës sime. Ëndrra ime është të jem e pavarur, të jem modelja më e famshme në botë dhe të kem familjen time, bashkëshortin dhe fëmijë. Këto janë ëndrrat e mia më të mëdha
Si është një ditë e juaja?
Dita ime fillon me ndjenja pozitive. Zgjohem herët, në bazë të turnit në punë. Pi kafen, shikoj lajmet në TV dhe ndonjëherë lexoj revista mode. Pastaj shpenzoj pak kohë për trajtimet e bukurisë, dhe më pas shkoj në punë. Pas pune, zakonisht shkoj drejt e në shtëpi, ha drekë me të dashurin dhe kaloj pak kohë me të jashtë, duke shëtitur ose duke dalë. Në mbrëmje më pëlqen të relaksohem me pak muzikë, të bëj një masazh ose të stërvitem pak. E di që është shumë e rëndësishme për trupin dhe mendjen të flesh mjaftueshëm. Ja pse kurdo që mundem, fle mirë natën.
Çfarë studioni?
Kam mbaruar gjimnazin. Planifikoj të studioj në Universitetin e Drejtësisë. Praktika e drejtësisë është një formë e mirë për ta bërë një grua të vlefshme.
Jeni e dashuruar?
Jam e dashuruar çmendurisht dhe jam shumë e lumtur në dashuri! Kam gjetur burrin e ëndrrave të mia dhe dashurinë e jetës sime. Ai është arsyeja që unë buzëqesh çdo ditë.
Çfarë çmendurie mund të bëni për hir të dashurisë?
Kam inspirim për të bërë gjëra të çmendura, por i dashuri im i bën më mirë se unë. Ai më surprizën pothuajse përditë. Së fundmi, bleva bileta për koncertin e një ylli të famshëm të muzikës pop nga Amerika dhe ai u shokua dhe u habit. Mendoj se duhet të jem pak më kreative se aq.
Som
Jam e dashuruar çmendurisht dhe jam shumë e lumtur në dashuri! Kam gjetur burrin e ëndrrave të mia dhe dashurinë e jetës sime. Ai është arsyeja që unë buzëqesh çdo ditë
Kur dëgjova emrin tim të thirrej si shoqëruesja e parë, nuk u çudita, por sigurisht isha shumë e emocionuar dhe krenare. Menjëherë m’u kujtuan familja dhe të afërmit. Mendova se sa krenarë do bëheshin ata kur të merrnin vesh që isha shpallur shoqëruesja e parë në Miss Summer World 2016
Ëndrra ime është të jem e pavarur, të jem modelja më e famshme në botë dhe të kem familjen time, bashkëshortin dhe fëmijë. Këto janë ëndrrat e mia më të mëdha
Miss Summer World ishte më i madhi në të cilin kam marrë pjesë. Kjo është ajo që e bën kaq të rëndësishëm për mua.
Shqiptarët janë njerëz shumë të dashur, si gjithë kombësitë në mbarë botën. Janë shumë tradicionalë, historia e tyre është shumë e pasur, kultura e tyre është shumë unike. Janë njerëz të ngrohtë dhe të sjellshëm