Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Përhumbje…

Kur pe sytë e mi,
pas një turbulence të papritur,
ta përpiva etjen drejt zhveshjes sime
edhe pse asnjë pëlhurë nuk më mbulonte.
Heeeej… çlirohu mor burrë…
Fytyra ime është koha
duart, hapësira,
trupi, universi,
këmbët, zhurma.
E seksi,
energjia, drita,
ku na përballi të dy
mes flakësh errësire.
Uli sytë kur më sheh!
Futu shtatë pashë nën dhe
ose zhduku si hije
drejt horizontit gri.
Do të vij nga pas pa u ndjerë,
se kjo dreq bote
nuk jetohet pa ty!