Lufta Nacional Çlirimtare përballë shifrave!
-Në prag të 29 nëntorit nga Edmond Kaceli
Kemi bërë luftë natyrisht! Kemi vrarë me mijëra pushtues, italianë e gjermanë, me qindra ballistë, zogistë, nacionalistë…
Kemi humbur 28 mijë dëshmorë!
Kemi pasë një Ushtri Nacional Çlirimtare me 70 mijë forca të organizuar në 24 brigada sulmuese!
Ushtria jonë e lavdishme iua bëri tetë me dy pushtuesve!
Për një popull të vogël që në 1944 numëronte rreth 1 milion banorë!
Duke mos paragjykuar fitimtarët e Kuq të 1944-ës po prezantoj vetëm disa shifra.
Në fund heroizmi nxirreni vetë!
Në kulmin e luftës, në fund të vitit 1944, forcat partizane të rregullta vlerësohet se arritën rreth 70.000 luftëtarë (të organizuar në divizione, brigada e njësi të tjera), ndërsa nëse llogariten edhe formacionet e tjera të lidhura me rezistencën apo të angazhuara në faza të ndryshme, shifrat e përmendura shpesh lëvizin rreth 70.000–80.000 vetëve.
| Njësia ushtarake | Numri total | Shënime |
| Brigada Sulmuese | 24 | Njësia bazë e lëvizshme sulmuese (zakonisht 800–1.500 luftëtarë secila). |
| Divizione | 8 | Të formuara duke bashkuar nga 3 brigada secili. |
| Korparmata | 3 | Korparmata e I-rë, e II-të dhe e III-të (që mbulonin jugun, qendrën dhe veriun e vendit, si dhe operacionet jashtë kufijve në Kosovë e Mal të Zi). |
Po ti llogarisim me 24×800 barabartë me 19.200 forca partizane!
Po ti llogarisim vetem 24×1500 barabartë me 36 mijë forca partizane!
Na mungojnë në apel rreth: 30 mijë deri në 50 mijë partizanë trima dhe shumë trima!
Dhe kishim shumë heronj!
Në botimet zyrtare të periudhës së regjimit komunist (dhe qysh te shkrimet e para të fundit të vitit 1944) qarkullon shifra rreth 28.000 të vrarë / dëshmorë!
Nëse e vëmë përballë shifrën zyrtare të të rënëve (~28.000) me efektivin real të brigadave të rregullta (rreth 20.000–35.000 luftëtarë) — ose edhe me shifrën “70.000” nëse e marrim si total — del sikur pothuajse i gjithë efektivi i rregullt ushtarak qenka shfarosur në luftime.
Sipas kësaj logjike statistikore në 1944 komunistët e shpallur fitimtarë paskan qenë në fakt gjeneralët e vërtetë të Ushtrisë së Vdekur!
Por edhe ne kemi vrarë armiq! Qindra mijëra armiq!
Ushtria Italiane ka humbur ~1.500 – 3.000 (në luftime me rezistencën shqiptare)Nëse përfshihen të vrarët në frontin greko-shqiptar (1940–1941) dhe ata të vrarë nga gjermanët pas shtatorit 1943, humbjet totale italiane në territorin shqiptar e kufitar arrijnë në dhjetëra mijëra (rreth 13.000–15.000 të vrarë vetëm në fushatën e Greqisë).
Ushtria Gjermane (Wehrmacht) ka humbur ~2.000 – 3000 të vrarë e të zhdukur (sipas arkivave perëndimore/gjermane) Edhe kjo me shumë rezervë pasi gjermanët në tërheqje nga Shqipëria, të vrarët e të plagosurit në statistika i llogaritni si humbje në frontin ballkanik!
Historiografia shqiptare e periudhës së pasluftës e çonte këtë shifër shumë më lart (mbi 20.000 të vrarë e të plagosur)
Duke iu referuar statistikave komuniste raporti i të vdekurve shkon afërsisht një hero një armik!
Statistikat komuniste harrojnë një detaj të vogël, të ftohtë dhe krejt banal që e ul papritur gjithë atë «epope të lavdishme» me shifra të fryra, emra brigadash e statistika të mëdha në tokën e zhveshur të realitetit.
Kur në letër lexon 70 mijë, 150 mijë, divizione, brigada, ofensiva dhe shifra të rrumbullakosura me zero në fund e zero pafund, duket sikur po lëvizin makineri të hekurta pa peshë, pa stomak dhe pa nevoja të përditshme!
Këtu vjen ajo pyetja e thjeshtë, gati e pacipë: mirë, bukur të gjitha këto shifra në letër, po ku shkonin të gjithë këta njerëz kur i zinte barku?
Pra ku dhisnin partizanët heronj pas, dhe në intervalin, e betejave të përgjakshme?
Shifra e madhe humbet madhështinë dhe kthehet në njerëz të zakonshëm, me ujë, me misër, me baltë, me shkurre, dhe me pamundësinë fizike për të qenë të gatshëm në përballimin e betejave reale me erë gjaku e baroti!
Në letër, shifrat e mëdha marshojnë pa u lodhur, pa ngrënë dhe pa u ndalur kurrë. Por sapo i zbret në tokë, midis shkurreve, baltës e misrit, kupton se asnjë histori e madhe nuk mund ta urdhërojë stomakun e njeriut!
Sepse kur i vjen radha asaj pune, as komanda, as brigada, as zeroja në fund të statistikës nuk e ndal dot barkun që të mos dhjesë shkurt e shqip!