Artan Xh. Duka: 28 e 29 janё data tё zёna nё kalendar!
Politika ka futur aq shumё turinjtё nё festat e Nёntorit aq sa nga arsye bashkimi po rrezikojnё tё jenё sebepe ndasie. Pёr 29, kuturisja e gjermanit tё fundit është sebepi se s’e kanё me datёn por me atё qё pёrfaqёson.
Pёr 28 e Kastriotit e Qemalit, duan “tapi” duke lёnё litarin jashtё me mitingje “madhёshtore” qё tё mos kujtohet Vlora kuq e zi por kazanёt e djegur, pllakat e shqyera, molotovёt vrastarё dhe larg qoftё, ndonjё mёnxyrё me qytetarin mish pёr top; ndodhi me 21 janarin, njё datё Republike por qё kujtohet pёr masakrёn nё bulevard!
28-29 janё data tё “zёna” nё kalendar e nuk “nxёnё” mё. Vetёm politika faqezi nёpёrkёmb ditёt kuqezi kur ka plot data tё tjera nё kalendar. Pavarёsia e Çlirimi janё festa kombёtare e nёse PD apo “radikalёt” dalin nё shesh, tё dalin tё festojnё!
“Otomani” i 28!
Imazhi i 28 duhet tё jetё festa kuqezi e jo anarkia faqezi. Ёshtё data e tё gjithёve ndaj “prozhektorёt” vetёm tek Kastrioti e Qemali e jo shpёrqёndrime me “revolucione” e “otomanё” imagjinar qё naivitet apo djallёzi, ndotin atmosferёn Kuq e Zi.
Epoka BeRama duhet tё mbyllet por jo me “zakonin” e dhunёs dhe anarkisё aq mё tepёr nё data solemne Kuq e Zi. Nёse “ndotet” kjo datё, asnjё festё, nga Viti i Ri, Dita e Verёs, fetare etj, nuk ka mё siguri. Ajo ёshtё ditё “kovё uji tё ftohtё” kokave tё nxehta tё politikё dhe jo “benzinё zjarrit” e molotovё zyrave tё shtetit qё valvisin flamurin kuq e zi.
Mё 28 duhet tё pёrulemi bashkё para sakrificave pёr Pavarёsi. Tё ngrejmё dolli e jo flakim molotovё sepse sheshi i takon festёs e jo anarkisё qё sajon “otoman” mes nesh ndaj dhe kush kuturiset e trazon 28, braktisjen e pёrbuzjen e ka pak.
Bllofi 29!
Politika qё do tё ndoti 28, e ka bёrё udhё atё me 29 duke e refuzuar si datё zyrtare dhe baltosur pёr ç’ka pёrfaqёson. Sahati i ikjes sё gjermanit tё fundit ёshtё sebepi sepse edhe nёse tjetёr datё, prapё nuk do e respektojnё; “dinё” mё shumё se historianёt, bashkёkohasit, kujtimet, arkivat gjermane etj. E kanё me LANÇ por bёjnё “bllof” me datёn me iluzionin se nuk do t’ua hapё “letrat” kush.
Nёse punё date, kollaj ajo punё, boll qё LANÇ t’a nderojmё bashkё. Qoftё kjo 28 apo edhe 17 nёntori unik: (a) simbolika e çlirimit tё kryeqytetit, (b) datё çlirimi e sanksionuar me gjak e jo ora e ikjes sё gjermanit tej kufirit ndonse edhe matanё ёshtё tokё kuqezi, (c) Shqipёria “Arbёrore” e 1912 nuk ёshtё e lirё se shkon pёrtej Vermosh-Konispolit dhe çlirimi i Tiranёs si “zёmra” e saj do tё simbolizonte tё tёrёn) etj.
Patriotizmi, sesa debat datash, shprehet tek veprimi politik. Kur flasim pёr Pavarёsi e Çlirim duhet tё flasim pёr Shqipёrinё 1912. Fqinjёt e kanё me Kushtetutё e “noterizim” europian atё qё grabitёn historikisht (nuk ёshtё fare ngёrç pёr BE) ndaj dhe nderimi pёr Pavarёsinё e Çlirimin ёshtё e vёrteta historike shkruar nё Kushtetutё.
Paqja nё Gadishullin Ilirik lyp tё vёrtetat historike. Nga denoncimi zyrtar i traktateve qё coptuan Shqipёrinё, çuarja e dosjes sё genocidit ndaj shqiptarёve autoktonёve nё Gj.N.D. (sikurse genocidi nё Myanmar ndaj Rohingasve) etj. Nuk ёshtё sfidё ndaj BE por lartёsim i “piramidёs” sё vlerave njerёzore e kombёtare qё ajo predikon, sikurse edhe dinjitet pёr hyrjen atje.
Nuk e kanё me 29 e yllin por simbolikёn!
Atyre qё pёrflasin LANÇ nuk u del e keqja e humbёsit historik. Qoftё 28 apo 17 tё jenё data Çlirimi kombёtare, prapё do tё nxirrnin bllof kolaboracionizmin qё antikomunizmin e reklamon pёr demokraci. Iu bёnё urё fashizmit kur mbarё bota iu kundёrvu atij ndaj edhe antikomunizmi i tyre vetёm pёr demokraci e patriotizёm nuk “shitet” dot.
Zhurmojnё tё vёrtetёn historike nga harresa, shpёrfillja apo denigrimi zyrtar (pdist e rilindas) ndaj ngjarjeve, heronjve e drejtuesve tё LANÇ, braktisja e varrezave e monumenteve tё luftёs ku degradimin nuk ka bar e ferra qё e mbulon, emёrtimet publike (nё mos pёr Bashkinё e Tiranёs edhe 17 nёntori do tё ishte nё “muze”), etj.
17, 28 apo 29 qoftё dita e Çlirimit, janё tё shёnjta njёlloj pёr ata qё nderojnё sakrificёn pёr liri (29 pёr shkodranёt po e po) por pёrpara se biem dakort pёr datёn, tё biem dakort pёr atё qё pёrfaqёson ajo.
Sytё para e mёndjen prapa!
PS, ndonse “rilindi” e mavijosur, mbetet parti shumice sepse ndryshe nga PD, nё mos mё realiste ndaj sё shkuarёs, shihet pёr inerci si e tillё. PD zgjodhi revanshizmin e qasjen bardhё e zi ndaj sё shkuarёs duke lёnduar ndjenjat e shumicёs tё lidhur me vlerat e LANÇ e Punёs nё socializёm dhe kjo shpjegon edhe votёn mё pas.
Nuk ka bardhё e zi – sistemet, njerёzit, feja etj ndaj dhe politika e urtё “brumos” kohezion social duke shpalosur e respektuar vlera qё na bёjnё bashkё. Nё demokraci nuk ecet me “fituesi shkruan historinё” por me ato qё na sjellin pranё me palёt tё hapura pёr reflektim.
Pas 90, PD zgjodhi revanshizmin arkaik ndёrkohё qё 90 ishte nё vetvete “revanshizmi” i pritshёm demokratik ndaj dhe vetё “fitoret” e PD nuk ishin parimore por “rrethanore” – 92 “referendum” sistemi e tundim “çeku i bardhё”, 96 “fitore” dhune me piramida pas dhe 2005 “fitore” e ngecur nё dorё nga pёrçarja e PS e “nusёrimi pёr herё tё dytё”!
Pёrballё PD, PS “shkёlqen” me realizmin ndaj sё shkuarёs ndaj dhe merr votёn e shumicёs. Jo thjesht pёr inerci (ish-PPSH), emёr (tanimё “social-ishte”) por edhe se e thotё njё fjalё tё mirё formalisht pёr vlerat e LANÇ e Punёn qё shumica vlerёson. E kundёrta, anatemimi allaPD i vlerave me tё cilat identifikohet shumica, nuk ёshtё ogur i mirё pёr pushtet.
29 e 28 mijё arsye mirёnjohjeje ndaj saj!
Nёse do tё damkoseshim me “vulёn” e kolaboracionizmit, Shqipёria nuk do tё ishte ajo qё ёshtё. 29 na shpёtoi nga coptimi i mёtejshёm ndёrkohё qё “nacionalistёt” qё hodhёn “fall” me fatin e vёndit gjatё lufte, paradoksalisht, gjetёn “jatak” mё pas tek fqinjёt qё mbajnё ende vise kuq e zi, bёnё genocid dhe e kanё me Kushtetutё mbrojtjen e “plaçkёs” sё grabitur.
Antikomunizmi greko-jugosllav ndaj nesh ishte nё thelb antishqiptari e ata qё u bёnё njёsh me tё nuk mund t’a shesin dot atё si disidencё, patriotizёm e demokraci. Patriotizmi nuk ёshtё bashkёpunimi me nazistёt apo ujdia me antishqiptarёt nё Ilirik; ky “patriotizёm” do e katandiste Shqipёrinё nё plaçkё e trofe lufte, njё brez kufitar-tokё e “askujt” mes Greqisё e Jugosllavisё me perёndimin “noter”. Ndaj dhe urrehet 29 sepse u kujton sa poshtё ranё dikur!
Anatemimi i Çlirimit pёr tё rehabilituar kolaboracionizmin, do tё ishte vet-damkosje para botёs demokratike qё e ka antifashizmin nё ADN; deri dhe do tё “legalizonte” genocidet antishqiptare nё sytё e saj!
Çdo sistem ka kusure historike e mbijetesa e lyp tё pajtohemi pёr vlera qё na bashkojnё e mbeten trashёgimi. Nuk jemi “ishull” qё tё sherrosemi pёr zigzage historike qё koha dikton – Jalta, rёnia e Murit tё Berlinit etj e kushdo duhet tё reflektojё.
Qёndrimi bardhё e zi i PD ndaj socializmit ishte tjetёr shans i humbur pёr popullaritet. Shumica qytetare ka respekt pёr mundin e sakrificat e brezave pёr tё bёrё shtet gjatё Luftёs sё Ftohtё pёr mё tepёr qё socializmi, ndryshe nga kapitalizmi, feja etj, nuk pati njё shans tё dytё historik. Ata qё jetuan e punuan nё socializёm nuk mund tё pёrgojohen sot nga politikanё gojё-hale qё sot demokracinё e kanё shpёrfytyruar me zullum.
Kolaboracionizmi nuk ёshtё vlerё nё Perёndim qё tё jetё tek ne. Aq mё tepёr kur antikomunizmi gjatё lufte, sesa kauzё patriotike pёr Shqipёrinё arbёrore (ekspozuar pas lufte me bashkёpunimin me UDB e Aslfali), ishte dёshpёrim pёr pushtet, privilegje e pasuri.
Karta kolaboracioniste e “pushtimit” tё ri nё 45 pёr tё njollosur LANÇ me socializmin qё e pasoi nuk ia zbardh faqen humbёsve historikё. LANÇ e socializmi janё epoka mё vete por edhe vetё socializmi nuk ishte bardhё e zi dhe ata qё hodhёn “gurin e parё” ndaj tij, e treguan se ç’mall janё nё demokraci.
“Shengeni” arbёror
29 ёshtё kujtesё se ndonse me kufij Shqipёria Arbёrore e 1912 nuk ёshtё e lirё, sёrisht mund tё jemi bashkё qё tani! Nё BE kufijtё janё “administrativё” ndaj para se tё “zhbёjmё” kufijtё nё BE, t’i zhbёjmё mes vetes nё Ilirik duke e nisur me Unionin Shqipёri-Dardani si zanafillё e Shqipёrisё Arbёrore 1912 dhe nё vetvete njё “provё gjenerale” pёr integrim nё BE.
Njё “mini-BE” nёn frymёn e Brukselit, e pakundёrshtueshme nga BE me arsye kufinjsh sepse njёlloj si atje, kufijtё “ikin” por harta politike mbetet. E nёse shihet si “zmadhim”, kjo po ndodh me vetё BE qё me anёtarёsimet e reja shtyn “kufirin” nё kontinent, greku me kufirin detar etj. 28 e 29 nuk janё vetёm festa por edhe apel e amanet historik!
Data e “revolucionit”
Data e Çlirimit dhe e Pavarёsisё janё njёlloj vetёm kuq e zi, data tё “zёna” vetёm pёr tё kujtuar e festuar sё bashku sakrificёn pёr identitet e liri. Janё mbi partitё ndaj PD e “revolucionarёt” e sheshit tё pushojnё e festojnё si tё gjithё. Ka plot ditё nё kalendar dhe “revolucioni” duhet tё ketё datёn e tij. E qё t’a “zёrё” atё mё pas, ajo nuk duhet tё jetё datё “dyfeku” por votimi mbresёlёnёs pёr ndryshim!
Ndryshimi duhet tё jetё radikal duke filluar me votёn e pronёn tё nёpёrkёmbura qё mundёsuan abuzimin galopant. Lista ёshtё e gjatё – kauza kombёtare, mazhoritari (Kushtetuta para 2008 nuk citonte lista, qoftē dhe të hapura), prona historike, qasja ndaj sё shkuarёs, pёrparёsia industri-bujqёsi, trashёgimia pellazgo-iliro-arbёrore-shqiptare etj, pёrfshi kёtu edhe qёndrimin ndaj festave tё nёntorit.
Edhe armiqtё dolёn nga llogoret e luftёs botёrore e luajtёn futboll ditёn e Krishtlindjeve dikur! Dhe për ne, 28-29 janë akoma më të shënjta!