Albspirit

Media/News/Publishing

Treni me floririn e Hitlerit, i fshehur në Poloni

 

Në Poloni quhet “Golden Train”. Me nje gjatësi prej 150 metrash, treni besohet se mban metale të çmuara, perfshi dhe arin e Hitlerit. Në fund të Luftës se Dytë Botërore ai kishte lënë kështjellën gjermane ne Breslau (tani qyteti është i njohur me emrin polak Wroclaw dhe ishte nisur në drejtim të Wałbrzych, por që më pas u zhduk në mënyrë misterioze. Historianët dhe gjuetarët e thesarit kanë sugjeruar në mënyrë të përsëritur se treni i Hitlerit mund të jetë fshehur nga forcat ajrore sovjetike në një prej tuneleve të atherëshme , që më pas u shkatërrua nga bombardimet ajrore. Sipas shoqërisë civile XYZ, e cila është angazhuar për kërkimet e trenit, ai mendohet se gjendet në kilometrin e 65 të linjës hekurudhore Wroclaw-Wałbrzych. “Misteri i trenit të artë mund të zbulohet brenda 3-4 ditëve”, tha një anëtar i ekipit të kërkimit, polaku Andrzej për radio Gaik. Sipas tij, në qoftë se treni është fshehur diku, atëherë mund të gjendet. Sikurse bëhet e ditur, sot filluan gërmimet në linjën e vjetër hekurudhore duke përdorur pajisje të rënda për të ashtuquajturin treni i Artë i Hitlerit në Poloni.

Please follow and like us: