Hoxhaj: Uashingtoni mbështet agjendën e njohjeve të Kosovës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, në Kroaci, ka njoftuar për takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Hoyt Yee.
Hoxhaj ka thënë se Uashingtoni e mbështet fuqishëm agjendën e njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
“Në Forumin e Dubrovnikut takova ndihmës asistentin e Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee, të cilin e falendërova për mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkëbiseduam për angazhimet e përbashkëta në muajt në vazhdim dhe koordinimin për një sërë planesh.
Washingtoni mbështet fuqishëm perspektivën evroatlantike të Kosovës, agjendën e njohjeve dhe anëtarërsimeve të reja në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. (r.m.)