Mira Kazhani largohet nga emisioni “Wake Up” i Top Channel
Ndryshimet e programeve të rëndësishme televizive kanë prekur edhe moderatoren e programit të mëngjesit Mira Kazhani, e cila për një sezon ishte bashkëdrejtuese me Eno Popin.
Edhe pse u fol se nga programi mund të largohej pikërisht Eno, për shkak të një programi të ri me fëmijë që pritet të fillojë së shpejti, në të vërtetë është Mira ajo që do të lërë programin e mëngjesit për t’u zhvendosur ndoshta në një projekt të ri.
Gazetarja Kazhani ka konfirmuar pasditen e sotme për revistën WHO se nuk do të jetë më në “Wake up”.
“Le të themi që nuk do zgjohem më në 5 të mëngjesit. Ia kam lënë këtë barrë Enos, të cilit i uroj një sezon të mbarë”, – ka thënë Mira për revistën, duke konfirmuar kështu edhe një herë se Eno do të vijojë ta drejtojë programin e mëngjesit vetëm.
Por, për Mirën ka plane të tjera, me sa duket, por ajo ende nuk do të konfirmojë asgjë për momentin: “Ah, për planet jam supersticioze. Nuk flas. Kur të realizohen…”.