Albspirit

Media/News/Publishing

Tirana nuk është e kësaj pakice zengjine, që festojnë me bomba dhe po na shkër…. qytetin!

Tirana nuk është e kësaj pakice zengjine, që festojnë me bomba dhe po na shkër.... qytetin!

Nga Erjon Braçe

Mos u mundoni te shihni!

S’ka për të parë gjë!

Ka për të dëgjuar.

Ngrini volumin e audios dhe vetem degjoni.

Mendojeni veten kudo, ne fund te bulevardit nga krahu i institucioneve, dy hoteleve luksoze, lagjeve te mbipopulluara ne hyrje te Parkut;

Po po, në Tiranë-kryeqytet.

Ne erresire dhe ne rahatin tuaj;

Bum bum bum bum-pastaj me bresheri, thuajse 10 minuta tamam ne oren 9.00 te darkes; pastaj dhe nje seri e dyte ne oren 12.00 po te darkes, dje-e shtune.

Une nuk e di se kush eshte idioti qe gezon ne kete menyre, por nga serite e shperthimeve dje duket se martohej.

Besoj se do jete nje nga zengjinet e rinj dhe te forte ne kete qytet.

Me parate e pafundme, i ulerasin me shperthime sic i degjoni ketu, kujtdo ne kete qytet:

Po martohem unë, pasaniku i ri!

Kjo rrace vijon ta mbaje katund kete qytet!!

Ata jane te tille!!

Po mirë, po institucione ka në këtë vend?

Kryetar i bashkise sone, marrin leje kund keta per te shk…elur rendin e qetesine publike ne kete qytet?

A mundet te merreni me kete tmerr qe perseritet cdo fundjave duke llahtarisur te medhenj e te vegjel ne rehatin e tyre?!

Bombat e tyre te festes se pakices, nuk mund te dhunojne shumicen qytetare ne kete qytet.

Aaaa nese qyteti eshte i kesaj pakice, patjeter le ti imponohen institucioneve, ne qytetareve jooo!!

Please follow and like us: