Ana Karenina “e vërtetë”
Jemi dashuruar të gjithë me Ana Kareninën, protagonisten fatkeqe të romancierit të madh rus Lev Tolstoi, dhe ndoshta të gjithë, të goditur ndaj sharmi i një heroine të brishtë dhe pasionante, kemi pyetur veten nëse ajo kishte ekzistuar apo jo në jetën reale. Pra qe një personazh real apo imagjinar? E pra, Ana Karenina lindi nga delli krijues i tregimtarit të saj gjenial, një nga më të mëdhenjtë e shekullit XIX dhe i të gjitha kohërave, por nuk është tërësisht kështu, pasi ajo që i dha frymëzim që një ngjarje tragjike e kronikës së zezë, e cila përfshiu një grua që Tolstoi e njihte. Gruaja e re, Ana Stepanovna Pirogova, pas një zhgënjimi dërmues në dashuri, kreu vetvrasje në 4 janar të vitit 1872, duke u hedhur nën një tren që po kalonte në stacionin Jasenki, pikërisht të njëjtin fat të trishtë që shkrimtari i rezervoi Anës në fund të romanit të tij të gjatë.