Kim Jong Un ekzekuton me raketa anti-ajrore dy zyrtarë të lartë
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jon Un ka ekzekutuar dy zyrtarë të lartë të vendit. Lajmi njoftohet nga gazeta “Joong Ang Ilbo” e Koresë së Jugut, e cila ka citur dy zyrtarë të lartë që nuk i ka identifikuar.
Ndërkohë britanikja “The Independent” shkruan se viktimat janë Ri Yong Jin dhe Hwang Min.
I pari është një zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit, i cili u arrestua gjatë një takimi me diktatorin pasi akuzohet për korrupsion.
I dyti është ish-ministër i Bujqësisë dhe u arrestua për shkak të një projekti që propozoi.
Projekti u konsiderua si fyerje e drejtpërdrejtë për Kim Jon Un.
Ekzekutimi i dy zyrtarëve u krye mizorisht me raketa anti-ajrore në fillim të muajit gusht. Ky nuk është rasti i parë që Kim Jon Un urdhëron ekzekutime të bashkëpunëtorëve të tij.