Gazetarja interviston ‘topless’ kryebashkiakun
Një gazetare kanadeze hoqi bluzën gjatë një interviste me kryetarin e bashkisë së qytetit të saj dhe vazhdoi intervistë me të gjysmë e zhveshur.
Lori Welbourne, drejtuese e një emisioni në radio dhe kolumniste në gazetën lokale ishte duke intervistuar Walter Gray, kryebashkiakun e Kelowna mbi faktin nëse ishte e ligjshme në qytetin tij që femrat të nxirrnin gjoksin në publik. “P.sh, çfarë ndodh nëse unë dal topless”? i tha ajo kryebashkiakut.
Por përpara se ai t’i përgjigjej pyetjes, Welbourne i la disa çaste mikrofonin në dorë dhe hoqi bluzën duke nxjerrë gjoksin para kamerës.
“Çfarë po bën”, – pyeti Gray, ndërsa gazetarja iu përgjigj: “Këtu është shumë vapë”.
Pasi e mblodhi disi veten nga surpriza, kryebashkiaku u përgjigj se, ndërsa dikush mund të tundohet të lajmërojë policinë teksa sheh një femër topless, është krejtësisht e ligjshme që një femër të tregojë gjoksin aty ku mund ta tregojë edhe një mashkull
“Pra unë mund të dal topless në Kelowa”? pyeti Welbourne.
“Epo, nuk është se po ta sugjeroj një gjë të tillë, por nëse e bën nuk je duke thyer ligjin”, – u përgjigj kryebashkiaku.
Grupe femrash dolën topless nëpër rrugët e disa qyteteve amerikane, përfshi edhe New York-un më 25 gusht, për të festuar të drejtën e tyre për të nxjerrë gjoksin në publik, traditë kjo që ka nisur që nga viti 2007.