Shumica miraton me 88 vota ‘Vettingun’, PD largohet nga seanca, Vangjel Dule abstenon
Ligji i Vettingut është miratuar në tërësi, me 88 vota pro vetëm të mazhorancës dhe një abstenim të deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule gjatë seancës së jashtëzakonshme në kuvendin e Shqipërisë, që përkundër pritshmërive ka zgjatur pak.
Votimi i ligjit është bërë menjëherë pasi përfaqësuesit e të gjitha forcave politike përfunduan fjalën e tyre në seancë.
Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga seanca, duke mos pranuar të marrin pjesë në votimin e këtij ligji, i cili sipas deputetit Eduard Halimi, i cili foli në emër të grupit të tij parlamentar, është tërësisht antikushtetues, jashtë çdo standardi dhe ka nevojë emergjente për t’u riparuar….
Please follow and like us: