Skip to content
  • Politika
  • Aktualitet
  • Kadare
  • Bota
  • Dosje
  • Art
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Showbiz

Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali më i madh i korrupsionit në historinë e sportit

Nga Alessandro Cappelli

Parimi i salçiçes thotë se nëse kemi përpara diçka të mirë apo të bukur, është më mirë të mos e dimë se si është bërë ajo. Zakonisht kjo vlen për ligjet dhe politikën:më mirë të mos investigosh se çfarë fshihet pas marrëveshjeve, kompromiseve dhe shtrëngimeve të duarve. Por mesa duket kjo vlen edhe për botën e futbollit, dhe konkretisht për FIFA-n. Për një kohë të gjatë tifozët dhe spektatorët e thjeshtë i injoruan, zgjodhën që të mos u jepnin rëndësi skandaleve në lidhje me qeverisjen e futbollit, edhe kur ishin në qendër të lajmeve sëkronikës së zezë.

Tek e fundit, nëse pjata është e mirë, është mirë të mos bëni shumë pyetje sesi është gatuar ajo. Megjithatë, fillimi i botërorit të Katar ndryshoi çdo perspektivë. Faktet skandaloze që nëfillim u përhapën në rrjetet sociale dhe më pas në media, e kanë zbehur interesin për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike, duke e varrosur bukurinë sportive të kompeticionit nën një mal kalbësie, korrupsioni dhe vdekjesh të pandëshkuara.

Katari është përgatitur për gati 2 dekada për këtë botëror, dhe nuk ka arritur të ofrojë ende një organizim të krahasueshëm me edicionet e mëparshme. Nga ana tjetër FIFA, duket se ka bërë ciklin e plotë, në fund të një rruge dhe të një rënieje politike, por edhe morale dhe njerëzore, e cila i ka rrënjët që shumë kohë më parë.

“Në rast se doni ta menaxhoni FIFA-n me një kod etik, atëherë duhet të keni shumë fat!”-thotë Zherom Valcke, ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, në pjesën e fundit të dokumentarit të Netflix-it “FIFA:Zbulimi i gjithë skandaleve”.

Në 4 episode, seriali i publikuar pak para fillimit të Kupës së Botës, paraqet një panoramë të frikshme:4 orë intervista me gazetarë, ish-zyrtarë të FIFA-s, agjentë sportivë, hetues dhe njerëz të përfshirë në hetime, janë një përzierje shkeljesh ligjore dhe neverie, që e bëjnë rrëfimin e një historie futbolli, një seri mbi perversionin kriminal të pushtetit, dhe mbi pashmangshmërinë e së keqes.

“Unë nuk jam i sigurt nëse është e mundur të ndiqet një kod etik në këtë institucion”- thotë Valcke, me një përzierje të vetëbesimit dhe pranimit të pangushëllueshëm të realitetit. Për dekada me radhë, FIFA kishte qenë vetëm një organizatore aktivitetesh sportive me një vizion thjesht idealist të një futbolli jofitimprurës, dhe me qëllimin përfundimtar për të shfaqur para botës lojën e bukur.

Në vitin 1974 kreu i FIFA-s u bë Zhoao Havelanzh. Ishte viti në të cilin nisi të zbehej ideja romantike e organit drejtues të futbollit botëror:fushata elektorale e ish-notarit brazilian ishte ambicioze. Ai foli për një futboll të përhapur global, për një flamur në çdo pëllëmbë të hartës së botës.

Politikisht ishte një strategji e shkëlqyer. Në një sistem në të cilin çdo federatë kombëtare vlen një votë, organizatat kontinentale të Amerikës së Veriut (CONCACAF) dhe Afrikës (CAF) do të kishin një peshë të madhe në votë, pavarësisht se kishin tregje margjinale në lidhje me lëvizjen botërore të futbollit.

Por për të siguruar vazhdimësinë në detyrë, ai duhet të bindte drejtuesit e atyre federatave.Dhe suksesi i Havelanzh filloi pikërisht me zarfet me para që do t’u shpërndaheshinpresidentëve të federatave, të cilëve do t’u kërkojë votën:është momenti historik në të cilin korrupsioni në FIFA shndërrohet në një element sistemik, shtylla mbi të cilën mbështetejpushteti.

Një vizion që nuk mund të materializohet me burimet e pakta të një organizate, që deri atëherë ishte e krahasueshme me një OKB të futbollit. Pra futbolli duhej të vdiste, i zëvendësuar nga një vizion i lojës si produkt, si një mall për t’u shitur pas ofertën më të mirë.

Fytyra dhe mendja prapa këtij transformimi ishte një zviceran me origjinë nga Visp, njëqytezë me 7 mijë banorë në luginat e Kantonit Valais. Një njeri i dashuruar pas futbollit që mezi priste të kishte një rol në këtë histori.

Ishin hapat e parë në ndërtimin e një perandorie, të cilën që Sep Blater do ta sundonte më pas për shumë vite. Ideja ishte revolucionare, por shumë e thjeshtë:duheshin sponsorë. Dhe i pariështë kompania Coca Cola, që në vitin 1976 u bë partnere në projektet e futbollit për të rinjtë. “Dy organizata të mëdha mund dhe duhej të kishin punuar së bashku”– mendon Blater. Porduhej një furnizues i pajisjeve sportive, dhe kompania e dytë e njohur me të cilën u firmos marrëveshje ishte ADIDAS. Më pas do të pasojnë marrëveshjet e tjera me Phillips, Canon, Gillette.

Nëse ka një shpërblim, cilido mund të organizojë Kupën e Botës. Havelanzh mbështet ofertën e Argjentinës për organizimin e Kupën së Botës së vitit 1978. Kjo do të thoshte të shpërbleje Videlën dhe juntën e tij ushtarake, por nga pikëpamja e futbollit si produkt, gjithçka u vendosnë plan të dytë.

Ato mund të duken si histori të një të kaluare më të errët se e tashmja. Në realitet gjithçka është ende aty, sikur disa parime të ishin gdhendur në gur. Të dielën e kaluar presidenti aktual i FIFA-s, Xhani Infatino – që fatkeqësisht u la jashtë dokumentarëve të Netflix, por qëvitet e fundit ka shtrënguar dorën me Vladimir Putin dhe sheikët e Katarit – tha se çdokush mund të presë Kupën e Botës, madje edhe Koreja e Veriut.

Pjesa kryesore shfaqet në episodin e tretë, dhe ka të bëjë më akuzat për korrupsion të anëtarëve të FIFA-s nga Katari, dhe me kryqëzimin mes futbollit dhe interesave gjeopolitike,të cilën e nxitën Blaterin ta shpallte me njëfarë hezitimi vendin e vogël të Gjirit si organizatoren e botërorit të këtij viti.

Informatorja Fedra Almaxhid, shefe e marrëdhënieve me mediat ndërkombëtare në FIFA, zbulon se ishte dëshmitare e ryshfeteve të dhëna në këmbim të votave për Katarin. Hasan AlTauadi, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Suprem përgjegjës këtë botëror, u ofroi para delegatëve nga Kameruni (Isa Hajatu), Bregu i Fildishtë (Zhak Anuma) dhe Nigeria (AmosAdamu) për të siguruar votën e tyre.

Skandali duket shumë më real dhe më mizor këto ditë, kur lojtarët më të mirë në botë po dalin të luajnë në stadiumet që ndodhen në mesin e shkretëtirës, ​​mes tifozëve të rremë dhe menjë ndjenje të përgjithshme “se gjithçka është e rreme, shumë, shumë e rreme“, siç tha përLinkiesta agjenti i një lojtari, që preferon të mbetet anonim dhe që zbarkoi në Katar dy ditë para ndeshjes hapëse.

Hetimi i FBI-së çoi në vitin 2015 në ngritjen e 47 akuzave, përfshirë ato të mashtrimit dhe pastrimit të parave; në arrestimin e 7 drejtuesve të lartë; vënien në hetim të 4 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv; dhe dorëheqjen e Sepp Blater.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara – që koordinoi hetimet me FBI-në – e kishte përcaktuar atë si një rrjet të dendur korrupsioni të lidhur që kishte ndikuar në marrëveshjet e marketingut, të drejtave televizive dhe në përcaktimin e organizatorëve të Kupës së Botës, për shifra që arrijnë në qindra miliona dollarë, gjatë një periudhe kohore prej rreth 2 dekadash. / “Linkiesta” – Bota.al

facebookShare on Facebook
TwitterPost on X
FollowFollow us
PinterestSave
Kerko
Aktualitet
  • Sot dita e 19 e revoltës qytetare, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
    June 18, 2026
  • Histori SUKSESI dhe SHPRESE: Kongresi i 27‑të i Federatës Mjekëve Shqiptarë në Europë
    June 18, 2026
  • Confindustria Albania: dieci anni di una storia che unisce due sponde dell’Adriatico
    June 17, 2026
  • Kompania “Sazan Coast”: Investimi do të përcaktohet përfundimisht nga shqiptarët
    June 15, 2026
  • Roland Lami: Rektori Tonin Gjuraj kundër status quo-së
    June 12, 2026
Kadare
  • Ali Aliu: Gjeniu krijues dhe frika që ai ngjallte sunduesit
    June 4, 2026
  • Ismail Kadare: E krehura
    June 4, 2026
  • Niko Mihali: Ulliri ‘Kadare’ në Berat, vendin e Perëndive
    May 28, 2026
  • Dy fjalë për një roman, universalitetin e tij dhe dehumanizimin
    May 14, 2026
  • Çapajev Gjokutaj: Pasaporta ndërkombëtare e Kadaresë
    May 13, 2026
Bota
  • Eccellenze italiane a Napoli: Federitaly si consolida in Campania con Simona Fracasso e rilancia sulle sfide globali
    June 23, 2026
  • New York Times, The Guardian & Fox News: Protestat s’janë kundër Trump, por kundër Ramës
    June 22, 2026
  • New York Times: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
    June 22, 2026
  • Samiti “Irani i Lirë” Paris – 20 dhe 21 qershor 2026
    June 22, 2026
  • Fondacionet e Shoqërisë së Hapur nisin një iniciativë prej 300 milionë dollarësh për të avancuar sigurinë ekonomike dhe për të mbrojtur liritë civile në Shtetet e Bashkuara
    June 22, 2026
Art
  • Auron Tare: “Anonimëve”
    June 23, 2026
  • Dr. Iris Halili: ARE LEADERS BORN OR MADE?
    June 23, 2026
  • Luan Rama: Gurët biblikë shtegtojnë nëpër natën e errët të Çamërisë
    June 23, 2026
  • Cikël poetik nga Shaban Murati
    June 23, 2026
  • Anna Ahmatova: Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
    June 23, 2026
Sport
  • Saimir Kadiu: Shuhet Kreshnik Tartari
    May 30, 2026
  • Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut”
    April 13, 2026
  • Prof. dr. Skënder Asani: Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit
    March 31, 2026
  • John Alite në përkrahje të Kosovës para duelit me Turqinë
    March 30, 2026
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
    March 26, 2026
Politika
  • Cafo Boga: TRANZICIONI I DYTË I SHQIPËRISË
    June 23, 2026
  • Auron Tare: “Anonimëve”
    June 23, 2026
  • Dr. Iris Halili: ARE LEADERS BORN OR MADE?
    June 23, 2026
  • Afrim Krasniqi: Shqipëria meriton respekt, meriton të shpëtohet
    June 23, 2026
  • Revolucioni Flamingo: Kur pushteti sulmon UÇK-në për të shmangur revoltën qytetare
    June 23, 2026
Dosje
  • Ilmi Kasemi Beati: SHERIFEJA…
    June 23, 2026
  • Arben Iliazi: Kronikë e gjenocidit grek në Çamëri…
    June 22, 2026
  • Victoria Times 1975/Udhëtim në Shqipërinë e izoluar, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve meshkuj
    June 21, 2026
  • Zbulohet një tempull i shekullit IV Para Krishtit në Shkodër
    June 20, 2026
  • Fan Noli Cultural Center & Library/ALBANIAN CULTURAL DAY in honor of renowned author Naum Prifti
    June 19, 2026
Kuriozitete
  • Dokumenti/Heshtje varri nga kryeministri hije Pilinci, pas ultimatumit të 6 Majit 2026
    June 19, 2026
  • Paranojaku dhe narcisti, binjakët e dy patologjive
    June 18, 2026
  • Perimetri i Tokës, si e matën grekët e lashtë me aq saktësi?
    May 6, 2026
  • Enigma e rrugëve romake që egzistojnë edhe sot
    May 6, 2026
  • Ngritja dhe rënia e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë
    May 6, 2026
Showbiz
  • Lino7 rikthehet me “Ajo” duke sjellë një standard të ri në Muzikën Urbane
    June 18, 2026
  • Shqiptarja që fitoi ‘Miss Amerika’ mahnit publikun me këngën shqipe
    October 24, 2025
  • Hermes Nikaj: Ftesë në studion e stilistes Denisa Marku
    September 21, 2025
  • Bukuria fizike është e përkohshme, ndërsa dituria-bukuri e përjetshme
    August 18, 2025
  • 15 gratë më të bukura në botë, mes tyre edhe Monika Beluçi
    August 17, 2025
Rreth Nesh
Alb-Spirit është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke i dhënë përparësi profesionalizmit si dhe personaliteteve më të spikatura të botes shqiptare dhe jo vetëm. Si një alternativë e re, portali synon të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë.
Kontakt
Editor: Cerciz Loloci Adresa: Rruga Kongresi i Lushnjes, P. 31 Tirane Cel: +355686092910 email: cercizloloci@gmail.com
Kalendar
August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Jul   Sep »
COPYRIGHT 2018. ALL RIGHTS RESERVED