Albspirit

Media/News/Publishing

Klienti i një prostitute minorene dënohet… t’i blejë libra!

 Një gjykatë e Romës ka vendosur një dënim shumë të pazakontë ndaj klientit të një prostitute minorene, që përveç dy viteve burg, e ka dëvuar që t’i blejë vjazës së re libra mbi dinjitetin e gruas.

Poema të Emily Dickinson, romane dhe libra të Virginia Woolf, Hannah Arendt apo Anne Frank figurojnë mes 30 veprave që klienti duhet t’i blejë viktimës si dëmshpërblim moral.

Gjykimi, i marrë nga gjyqtarja Paola Di Nicola, mbyll një hetim të filluar në vitin 2013 ndaj një rrjeti prostitucioni që implikonte vajza të reja të moshës 14 dhe 15 vjeç që vepronin në lagjen e pasur Parioli, në Romë.

“Adoleshentet përpiqeshin të bënin tregti me trupin e tyre për të blerë rroba të reja apo telefona të fundit”, sipas hetuesve.

Gjatë një gjykimi të mëparshëm në vitin 2014, një gjyqtar, pasi dënoi organizatorin e rrjetit me nëntë vite burg, kishte përshkruar vjazat e reja si “fëmijë që ishin rrëmbyer nga situatat, pa u menduar shumë, me qëllim fitimin e parave të lehta”.

Gjykimi për klientin e minorenes lë të kuptohet se gjyqtarja ka privilegjuar një dëmshpërblim që do të ndihmojë vajzën të kuptojë se dëmi i vërtet që ajo ka pësuar është ai i braktisjes së dinjitetit të saj femëror.

Please follow and like us: