Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthehet Mina dhe Çelentano

Fansave të Minës dhe Çelentanos nuk u duhet të presin gjatë. Do të dalë në 11 nëntor album i tyre i ri, i quajtur “Më të mirët”.

Kënga e parë quhet “Amami Amami”, dhe do të jetë i disponueshëm nga e premtja në 21 tetor. Albumi ka rreth 20 këngë të reja dhe ndonjë rikthim tek sukseset e mëdha nga e kaluara.

Sipas asaj që është folur në muajt e shkuar albumi mund të shkarkohet sipas një aplikacioni që kanë përshtatur për albumin.

Projekti, me të cilin dy legjendat e muzikës italiane punojnë prej kohësh, është realizuar ga studio e Minës në Lugano dhe ajo e Çelenanos në Brianza, dhe do të dalë në dritë pikërisht 18 vjet pas “MinaCelentano”, të vitit 1998 që ende sot thyen rekordin e shitjeve në diskografinë italiane me plot 1milionë dhe 600 mijë kopje.

Këtij eventi do t’i dedikohet edhe një mbrëmje speciale televizive në “Rai1”, ndoshta në datën 5 dhjetor por mund edhe të shtyhet për shkak të referendumit.

Please follow and like us: