Autoritet shqiptare i kanë nisur letër-porosi homologëve greke, që tu vihen në dispozicion hetimet e kryera për Kelmend Balilin dhe shqiptarët e tjerë të përshirë në trafikun e drogës. Mësohet se letër porosia ka mbëritur në Ministrinë e Drejtësisë në datën 11 maj, por nuk sqarohet nëse këto shkresa i janë përcjellë palës greke.
Në këtë letër-porosi prokuroria kërkon informacion të detajuar mbi aktivitetin e Klemend Balilit, i cili nga mediat helene është cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”. Sqarohet se është kërkuar e gjithë dosja duke përfshirë këtu edhe përgjimet telefonike të Balilit dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit.
Për 44-vjeçarin në muajin Mars është nisur një hetim pas dyshimeve se ai mund të ishte i përfshirë një rrjet trafiku të drogës nga Shqipëria drejt Grqisë dhe më pas drejt Europës. Po në 2 muaj hetim nuk është përftuar asnjë element që të shërbejë si indicie për të lëshuar një urdhërarresti për të. Gjithashtu sqarohet se për Balilin ende nuk as një urdhër-ndalimi ndërkombëtar.