Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA publikon Listën e Zezë: Emra të njohur të Kosovës përfshihen në listë

Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota. Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Lista e ashtuquajtur e zezë është freskuar dje, më 3 shkurt, transmeton lajmi.net. Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak. Përveç kësaj, aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë. Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës. Aty është edhe Millorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë. Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi, Rrustem Mustafa-Remi, ish deputet i PDK-së dhe Sami Lushtaku. Më poshtë janë disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:

Ramiz Lladrovci

Naser Kelmendi

Lavdrim Muxhaeri

Haradin Bala

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Sami Lushtaku

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Rexhep Selimi

Azem Syla

Emrush Xhemajli

Sami Ukshini