Postimet në internet ndikojnë në aftësinë e të kuptuarit
Postimet në rrjetet sociale, si Facebook, Twitter apo Weibo ndikojnë në mënyrën e perceptimit të përdoruesve të asaj që lexojnë, sipas një studimi të ri.
Gjetjet e studimit janë nga Universiteti i Pekinit dhe i Cornell që kanë studiuar përdoruesit e Weibo, blogu kinez i ngjashëm me Twitter.
Dy grupe studentësh kanë lexuar 40 postime në Weibo referuar të njëjtës temë, transmeton TCH. Por grupit që iu dha mundësia të përgjigjet, nuk pati të njëjtën performancë si ai që nuk iu dha kjo mundësi.
Përdoruesit që kishin mundësi të ripostonin tregonin se nuk e kishin kuptuar shumë mirë temën për të cilën folën.
Në një artikull të quajtur “A na bën ‘sipërfaqësor’ mikroblogu?”, të publikuar në Computers in Human Behaviour, studiuesit thonë: “Funksioni i reagimit i nxit njerëzit të kthejnë përgjigje të shpejta, duke u hequr mundësinë që të mendojnë apo të thellohen në përmbajtjen e informacionit që marrin”.
Në një tjetër test me të njëjtin format, grupit që iu dha mundësia të shpërndajë postime gjithashtu kishte një performancë më të dobët në të kuptuarin e asaj që lexojnë.