Modelja erotike arrestohet me të shoqin, rrahu vjehrrën (+18)
Një modele erotike e njohur në Venezuelë është arrestuar bashkë me të shoqin, pasi rrahu vjehrrën e saj.
Diosa Canales, 29 vjeç, u arrestua me të shoqin Roberto Rojas Romero, 32 vjeç.
Sipas policisë, ata kanë rrahur nënën e Romeros, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Viktima Solange Ramona Romero Mota, 50 vjeç, shkoi në polici për të raportuar krimin.
Ajo tha se gjithçka nisi kur vajza dyvjeçare e çiftit gëlltiti një qetësues Rivotril pa dashje.
Modelja nisi që t’i bërtiste dhe të ta fyente.
Atëherë vjehrra ndërhyri për të mbrojtur mbesën.
Në këtë pikë, djali i saj e kapi për qafe dhe ajo nuk merrte dot frymë.
Ndërkohë Canales e goditi me grusht në sy duke e lënë pa ndjenja për disa minuta.
Çifti pritet të dalë përpara gjyqit.