Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e Ditës së Gruas! Veprimi i një dite që ndryshoi botën

“Dita Ndërkombëtare e Gruas” e ka origjinën në fillim të shekullit XX, kur një grup i punëtoreve kanë shkuar në grevë, për të protestuar kundër kushteve të tyre të punës.

Origjina e festës daton në 8 mars 1908, kur një grup i punëtoreve të një industrie të tekstilit mbajtën  grevë New York, si një formë proteste kundër kushteve të tmerrshme , në të cilat ata punonin.

Greva vazhdoi për disa ditë, por ishte 8 marsi, data kur pronari i kompanisë bllokoji daljet e fabrikës, duke ndaluar punëtoret që të dilnin.

Një zjarr plagosi për vdekje 129 punëtore, duke përfshirë, gratë që thjesht përpiqeshin për të përmirësuar cilësinë e tyre e tyre të punës. Në mesin e tyre ka pasur shumë emigrante, që dëshironin të përmirësonin kushtet e tyre të jetesës.

8 Marsi mori rëndësi globale me kalimin e kohës, duke u bërë simbol i shtypjes që gratë kanë pësuar dhe i është dashur të suportojnë, gjatë shekujve dhe pikënisje për çlirimin e dinjitetit të tyre.

Kjo ditë shërben për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi ndër dekada.

Që prej asaj date, Dita Ndërkombëtare e Gruas  mori dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Please follow and like us: