Ju që keni lindur në muajin mars mësoni cilësitë për të cilat veçoheni
Të dashur, energjikë dhe të guximshëm. Të lindurit në muajin mars kanë disa tipare unike që i diferencojë nga pjesa tjetër e botës. Shikoni cilat janë armët e tyre të forta.
Janë shumë të vëmendshëm dhe i vlerësojnë të tjerët
Të gjithë njerëzit e lindur në muajin mars janë intuitivë dhe është praktikisht e pamundur për t’i mashtruar. Janë dinakë dhe ndiejnë çdo lloj strategjie që mund të krijohet kundër tyre në një moment të caktuar. Për këtë arsye, mund të bëhen armiq vërtet të fortë.
Janë zemërgjerë dhe dashamirës
Të lindurit e marsit janë të bekuar me shumë cilësi të mira, si bujaria. Ky tipar i ndihmon të fitojnë admirimin dhe dashurinë e njerëzve të tjerë që kanë rreth vetes – sepse vdesin për të qenë në qendër të vëmendjes dhe protagonistë.
Marrin vendime të nxituara për partnerët, por nuk njohin kthim pas
Të lindurit në mars, rrallëherë, për të mos thënë kurrë, nuk mund të ndihen të përdorur nga partneri. Janë partnerë shumë të përkushtuar dhe qëndrojnë pranë dashurisë së tyre në çdo situatë dhe në kohë të vështira.
E duan natyrën dhe kafshët
Është provuar shkencërisht se të lindurit e marsit jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë të shëndetshme e të lumtur. Ata besojnë se natyra dhe kafshët kanë vlera terapeutike, të cilat mund t’ia shtojnë jetën njeriut.
E dashurojnë qetësinë, por kjo nuk do të thotë se janë asocialë
Të lindurit e muajit mars preferojnë të qëndrojnë larg njerëzve dhe zhurmës. Do të zgjidhnin qetësinë dhe paqen mbi çdo famë dhe pasuri. Kërkojnë kohë për të eksploruar dhe kuptuar jetën si dhe përpiqen ta jetojnë më mirë atë. Kjo cilësi i bën ata të jenë të preferuar edhe nga të tjerët.
Janë filozofë të lindur
Të lindurit e muajit mars janë janë filozofë shumë të mirë. Mund të kalojnë një pjesë të mirë të ditës duke menduar mbi vështirësitë dhe lumturinë e jetës dhe shumë gjëra të tjera.
Janë pasionantë dhe pozitivë… në çdo fushë
Në përgjithësi, të lindurit e marsit janë njerëz shumë të gëzuar dhe gjithmonë entuziastë për jetën, aq sa ky entuziazëm mund të përfshijë edhe njerëzit që kanë rreth vetes. Ata nuk e humbasin asnjëherë energjinë, edhe në situata të vështira të jetës.
Kanë mendje krijuese
Janë të talentuar zakonisht kanë prirje në shumë fusha artistike. I duan artet e bukura dhe përgjithësisht dekoret. Ndaj nuk është habi që shumë artistë ndërkombëtarë kanë lindur në mars. Kanë prirje muzikore dhe shijojnë çdo tingull. Shumë këngëtarë të famshëm janë të lindur në muajin mars.
I përshtaten çdo lloj situate
Kudo që të jenë, në luginë apo në shkretëtirë, në male apo fusha, në të ftohtë apo në të nxehtë – njerëzit e lindur në mars mund të përshtaten në çdo terren dhe situatë. Jepuni këtyre njerëzve nevojat bazike të jetës dhe ata do të mbijetojë. Aftësia për të përshtatur në pothuajse çdo situatë është një nga tiparet më të forta të të lindurve të marsit.
Ok, mjaft u vlerësuan. Mos harroni se eksperiencat kanë treguar se të lindurit e marsit janë edhe shumë hakmarrës, egoistë, vdesin të marrin dhurata dhe fantazojnë gjithçka sipas botës së tyre…. Edhe pse nuk e pranojnë, të lindurit në mars mund të krijojnë armiq lehtë, sepse ndodh rëndom që të mendojnë dhe të krijojnë çdo situatë rreth boshtit të tyre. Bëjnë gjithçka për të marrë atë që duan dhe nuk i zë gjumi derisa ta arrijnë.
Megjithatë, janë me fat që të gjithë i duan ashtu siç janë.