CIA dhe FBI hetojnë publikimin e dosjeve sekrete të CIA-s nga Wikileaks
Agjencitë federale të SHBA-së e kanë nisur një hetim kriminal ndaj publikimit të dokumenteve të cilat thuhet se japin detaje për mjetet e hakerimit të CIA-s, njoftojnë zyrtarët amerikanë.
Ata kanë thënë për mediat amerikane se FBI-ja dhe CIA-ja janë duke e bashkërenduar hetimin pasi Wikileaksi i publikoi mijëra dosje të CIA-s, transmeton Express.
Sipas dosjeve të publikuara, CIA kishte zhvilluar mënyrë për t’i përgjuar mikrofonat e telefonave dhe televizioneve të mençur.
CIA-j, FBI-ja dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar për autencitetin e dosjeve të publikuara të martën.
Një zëdhënës i CIA-s ka thënë për BBC dje: “Publiku amerikan duhet të jetë thellësisht i shqetësuar nga çfarëdo publikimi sekret i Wikileaks i dizajnuar për të dëmtuar aftësitë e komunitetit të inteligjencës për ta mbrojtur popullin amerikan kundër terroristëve dhe agjencive të tjera”.
Please follow and like us: