Albspirit

Media/News/Publishing

Ihsan Çabej: Një ditë kujtimi për Çamërinë tonë fatkeqe

Nuk ka fatkeqësi më të madhe, më të dhimbshme dhe më të trishtueshme kur nëna përkujton humbjen e fëmijës së vet. Është fjala për tragjedinë asgjësuese që pësoi provinca jonë e Jugut, Çamëria, së cilës duan t’i mohojnë dhe origjinën”

Ihsan Çabej, është emri të cilin e mban vitet e fundit, spitali i Lushnjes. Ihsan Ccabej, ishte një mjek që shërbeu për shumë vite në Lushnjë, me aq përkushtim e profesionalizëm  ndaj dhe atje e cilësonin si mjeku që shëronte trupin por edhe shpirtin e të sëmurëve. Ishte mjek i shquar dhe vëllai i akademikut të famshëm shqiptar Eqerem Ccabej.

Ihsan Ccabej, ishte deputet në parlament në mandatin 1992-1996. Ai mbahet mënd si një ndër intelektualët më antikomunist të kohës.  Ai  njihej si një ndër deputetët e politikanët më atdhetarë të atyre viteve në Shqipëri. Ihsan Ccabej ishte Kryetar i Shoqatës “Trojet tona për Shqipërinë”. Ai mbajti një fjalim majft domethënës, në qershor të vitit 1994 në parlament kur po diskutohej për shpalljen e datës 27 qershor, si dita e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Ccamërisë.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe, më të dhimbshme dhe më të trishtueshme kur nëna përkujton humbjen e fëmijës së vet. Është fjala për tragjedinë asgjësuese që pësoi provinca jonë e Jugut, Çamëria, së cilës duan t’i mohojnë dhe origjinën. Ka historianë që duan të vërtetojnë se Ballkani në lashtësi quhej Ilirian Penisola, ose Gadishulli Ilirian i banuar kryesisht nga fise ilire, të cilët, është vërtetuar në mënyrë të prerë, janë paraardhësit tanë. Pra, siç duket, të parët tanë kanë qenë banorët e hershëm të këtyre trevave që shtrihen gjatë bregdetit Adriatik e Jon, këto të fundit quajtur prej grekëve Epir, domethënë kontinent, sepse ata ishin përqendruar kryesisht në ishujt.

Vetë klasikët grekë kufirin verior të tyre e përshkruajnë tek Termopilet. Por, gjatë shekujve, greku u shty hap pas hapi drejt veriut në kontinent dhe fiset ilire erdhën dalëngadalë duke u tërhequr. Dinakëria doli më fituese ndaj trimërisë. Romakët e pushtuan gadishullin dhe sundimin romak e pasoi sundimi bizantin….. Në fillimet e shekullit të 19-të kryengritja greke për liri, 1821-1829, nuk mund të mendohet pa ndihmën vëllazërore e konsistente të shqiptarëve, sepse udhëheqja luftarake përbëhej kryesisht prej tyre. Shumë historianë të kombësive të ndryshme dhe vetë grekët e konfirmojnë këtë të vërtetë të pamohueshme. Pjesa më e madhe e panteonit grek të kësaj kryengritjeje për pavarësi i përket figurave legjendare arbërore, thotë një autor grek, Marugas.

Edhe në qeverisjen e shtetit grek ka marrë pjesë rregullisht shqiptari, sidomos në fillimet, por qeveritarët grekë të mëvonshëm e harruan shumë shpejt mirënjohjen dhe nuk i ndihmuan aspak rilindësit tanë në përpjekjet e tyre dhe luftërat për çlirim, sidomos në fund të shekullit të 19-të dhe në fillimet e shekullit të 20-të, madje, përkundrazi, i penguan sa mundën me të gjitha mënyrat e tyre djallëzore dhe nuk lanë gjë pa shpifur dhe intriguar për të arritur copëtimin e vendit tonë trim e fisnik. Kështu me dinakëri jude dhe duke dërguar trupa të zgjedhur, andartë grekë gjoja për ndihmë të qeverisë së parë shqiptare të Vlorës, pushtuan edhe tokat tona të jugut duke arritur të krijojnë një opinion ndërkombëtar, një situatë të favorshme për ta dhe nga e përdala Evropë e 1913-ës, Konferenca Kombëtare e Ambasadorëve të Londrës ia aneksoi Çamërinë grekut.

Ndodhitë e asaj kohe që kallëzonin pleqtë e plakat dukeshin si të pabesueshme, por greku i përsëriti pa asnjë shkak edhe pas Luftës së Dytë Botërore në popullsinë fatkeqe çame. Ata vranë e prenë sa mundën, edhe gra shtatzëna e fëmijë në prani të prindërve, edhe persona që kishin ndonjëfarë emri i thernin dhe i bënin copë-copë, përdhunuan gra e vajza, shkatërruan, dogjën e shkretuan fshatra të tëra si për shembull, Hormovën. Çamëria jonë fatkeqe që qeveritarët e kaluar nuk e kanë zënë në gojë fare, këtë provincë tonën që shtrihet që nga gjiri i Bistricës e deri në Prevezë, sipas Tukididis është Tesprotia e Kaonia e dikurshme e banuar nga fiset ilire anase, nga tesprotë, kaonë e mollosë pasardhësit e të cilëve janë çamët e sotëm, në shekullin e 14-të përbënte Despotatin Shqiptar të Artës e të Janinës, kryetari i së cilës, Bozdah, ka marrë pjesë në Kuvendin e Lezhës të kryesuar nga Skënderbeu më 1444. Gjatë okupacionit osman u përfshi në Sanxhakun e Delvinës, më vonë në Despotatin e Epirit në shekullin e 18-të dhe së fundi në Pashallëkun e Janinës të Ali Pashë Tepelenës, që ka lindur në katundin Peçisht të Tepelenës.

Dihet që Vilajeti i Janinës ishte një nga katër vilajetet shqiptare dhe është administruar edhe kohët e fundit nga Lidhja e Prizrenit, më 1871.

Enciklopedia e madhe greke e përcakton kështu Çamërinë, “Një provincë e madhe që përfshin Paramithinë, Filatin, Pargën, Margëlliçin etj. Nga pikëpamja etnografike, topografike, gjuhësore e folkloristike përbën një krahinë karakteristike shqiptare”. Ky përcaktim i grekut, i enciklopedisë më të madhe greke e bën të panevojshme një renditje të panumërt autorësh historianë, linguistë e arkeologë, diplomatë etj., që konfirmojnë katërçipërisht qenien shqiptare të Çamërisë, pa le shkrimtarë si Lord Bajroni me shokë që i thurën lavdëri gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një faktor tjetër që përforcon këtë mendim janë edhe të dhënat toponimike të njëjta me ato të trevave të tjera shqiptare, sidomos me ato të Labërisë. Fauna dhe flora kanë të njëjtat emërtime, nuk ka ndryshime me emërtimet në Shqipëri. Edhe në ndonjë rast të rrallë ndryshimi, prejardhja nga gjuha shqipe është shumë e qartë.

Një regjistrin turk i vitit 1908 përcakton se Shqipëria e Jugut, natyrisht deri në Gjirin e Prevezës, në parlamentin e perandorisë osmane kishte tetë deputetë, prej të cilëve gjashtë shqiptarë dhe dy grekofonë dhe një popullsi prej 617 mijë banorësh prej të cilëve 464 mijë shqiptarë, 120 miijë grekë dhe 33 mijë vlleh, ndërsa Sanxhaku i Gjirokastrës kishte rreth 150 mijë banorë, prej të cilëve 70 mijë myslimanë shqiptarë, 60 mijë ortodoksë shqiptarë dhe 20 mijë ortodoksë grekë.

Kryeqyteti i Çamërisë ka qenë Janina, popullsia shqiptare e së cilës është masakruar tërësisht prej andartëve grekë, madje me kafkat e tyre kanë bërë një paraqitje në formë muri, në formë kështjelle. Më 1923 qeveria greke myslimanët çamë i deportoi në Azinë e Vogël dhe i zëvendësoi me grekë të asaj zone. Më 1913 banorët e Çamërisë ishin 96 për qind shqiptarë, më 1940 ishin katandisur vetëm 80 për qind shqiptarë, ndërsa pas vitit 1994, pas masakrave të shëmtuara barbare që janë bërë, një ndër të cilat ishte dhe ajo e 27 qershorit që është fillimi i një masakre masive, si edhe pas dëbimeve me dhunë që u janë bërë çamëve për t’i shkulur nga trojet e tyre, indigjenë brez pas brezi sa nuk mbahet mend, nuk dihet tashti se sa mund të kenë mbetur, a ka apo nuk ka më. Ata që i kanë shpëtuar furisë asgjësuese të qeveritarëve grekë nuk guxojnë absolutisht të shprehin as identitetin e tyre. Se çfarë është bërë me çamët pas Luftës së Dytë Botërore, unë nuk jam në gjendje t’jua përshkruaj, në qoftë se doni të formoni një ide relativisht të saktë, lexoni memorandumin e Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë në Shqipëri drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara botuar në gazetën “Çamëria” nr. 7, 8 maj 1992. Prandaj, ju ftoj ta miratojmë këtë projektligj!

Please follow and like us: