‘Sfida për Shqipërinë’, protestë te KQZ: Të largohen nga listat kandidatët e dënuar për vepra penale
“Sfida për Shqipërinë” protestoi sot para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përmes një prej themeluesve të saj, Gjergj Bojaxhi, kërkuan largimin nga listat të kandidatëve për deputetë të të gjithë personave që kanë rezultuar me probleme penale.
Sipas njoftimit per shtyp te kesaj partie, duke qënë se politika është së pari moral, Gjergj Bojaxhi iu kerkoi të gjithë partive politike që kanë kandidatë të denuar për vepra penale të kërkojnë ndjesë publike dhe të tërheqin kandidatët nga gara. Gjithashtu duke patur edhe dyshime mbi vërtetësine për firmat e disa partive do kërkohet sërish verifikimi i tyre.
Please follow and like us: