Mattis: SHBA po e shqyrton me kujdes planin për zonat e sigurisë në Siri
Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis tha se SHBA-ja do ta shqyrtojnë nga afër propozimin e Rusisë për krijimin e disa zonave të ashtuquajtura të sigurta në Siri, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në vendin e përfshirë në konlikt.
Megjithkëtë, duke folur me gazetarët të hënën, Mattis paralajmëroi se plani përmbanë shumë pyetje pa përgjigje.
Mattis tha se kurifjtë e zonave të propozuara për armë pushim ende po hartohen, megjithëse lokacionet e përgjithshme “janë të mirënjohura”
“Kush do të garantojë se ato janë të sigurta? Kush do të nënshkruaj? Kush do mbetet jashtë tyre? Të gjitha këto hollësi duhet të përpunohen”,tha ai.
Plani u propozua nga Rusia, aleati kryesor i presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, me ndihmën e Turqisë, që mbështet opozitën.
Irani, një tjetër aleat i madh, gjithashtu e ka mbështetur.
Sipas planit katër zona të de-eskalimit do të krijoheshin në Siri për një periudhë prej gjashtë muajsh, që do të mund të zgjateshin nëse tri shtetet nënshkruese do të pajtoheshin.
Ai gjithashtu përfshinë edhe krijimin e kushteteve për qasje humanitare, ndihmë mjekësore dhe kthim të refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Plani, megjithatë, nuk mbulon rajonët e kontrolluara nga militantët e grupit Shteti Islamik, duke i lënë SHBA-vë dhe aleatëve të tyre lirinë për të vazhduar fushatën për rimarrjen e territoreve të mbajtura nga IS-i.
SHBA-ja nuk është pjesë e marrëveshjes dhe qeveria e Sirisë si dhe opozita nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen. Por ministri jashtëm I Sirisë Ëalid al-Moualem tha të hënën se Damasku do t’i përmbahet kushteve t ëplanit gjithnjë derisa edhe rebelët të jenë vëzhgues të tij.
Mattis tha se Washingtoni i detyrohet popullit të Sirisë “të paktën ta shqyrtojë me shumë kujdes”.
Mattis bëri me dije se shefi I shtatmadhorissë së SHBA-së, Joseph Dunford ka folur për zonat me homologun e tij rus më 7 Maj.
“Kjo çështje është diskutuar, por ka shumë hollësi që duhet të përpunohen”, tha Mattis.
Plani është nisma më serioze për të reduktuar dhunën dhe për të siguruar një armëpushim, i pari i shpallur në dhjetor, që kur shtetet e perëndimit akuzuan Damaskun për sulmin me armë kimike në prill në provincën Idlib që kontrollohet nga rebelët.