Albspirit

Media/News/Publishing

Obama e kishte paralajmëruar presidentin Trump për ish-gjeneralin Flynn

Ish- Presidenti amerikan Barack Obama e paralajmëroi personalisht presidentin e zgjedhur Donald Trump që të mos ta emëronte gjeneralin në pension, në postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, siç njofton media amerikane. Megjithatë zoti Trump e zgjodhi atë, për ta shkarkuar vetëm 24 ditë më pas.

Zoti Obama e bëri paralajmërimin në një takim 90 minutash me zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, dy ditë pas fitores së papritur të biznesmenit ndaj ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Ish-presidenti Obama e kishte shkarkuar zotin Flynn nga posti i shefit të Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes në vitin 2014, për shkak të stilit agresiv të menaxhimit.

Paralajmërimi i zotit Obama, që u njoftua nga disa media që citonin ish-zyrtarë të administratës së kaluar, bëhet publik disa orë para se një komision senati të mbante një seancë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje dhe nëse ka pasur lidhje mes ndihmësve të zotit Trump dhe interesave të Moskës, megjithëse presidenti Trump e ka shpërfillur këtë përpjekje.

Zoti Trump, fajësoi në Twitter administratën e Presidentit Obama duke thënë se kishte “miratuar për të nivelin më të lartë të autorizimit për qasje tek informacionet e sigurisë”. Në të njëjtat linja foli edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer i cili shtroi pyetjen se pse zoti Obama nuk ia kishte pezulluar atë të drejtë gjjeneralit Flynn, nëse kishte qenë aq i shqetësuar

Zoti Spicer nuk e mohoi që ish-presidenti e kishte bërë paralajmërimin për pasardhësin e tij, por shtoi se ishte fakt i njohur që zoti Obama nuk e pëlqente gjeneralin Flynn.

Please follow and like us: