Albspirit

Media/News/Publishing

Amazon, Google dhe Facebook-padronët e rrjeteve informatike në epokën e monopoleve teknologjike

Tre gjigandët e Silicon Valley së bashku kontrollojnë  thuajse tërësisht tregtinë elektronike ( e-comerce), rrjetet  sociale dhe kërkimet online. Një përqëndrim i tille pushteti nuk ishte parë  që prej një shekulli. Nje rrezik për përdoruesit dhe për demokracinë – deklaron eksperti amerikan Jonathan Taplin, i cili në një libër  tregon anën  tjetër të kampioneve të inovacionit.

 

 

sv1Përqëndrimi

Një përqëndrim i pushtetit ekonomik si në kohet e tashme nuk ishte parë në Amerikë që prej një shekulli: që nga koha e John Rockfeller  dhe J.P.Morgan. Në atë kohe për të thyer monopolet  ndërhyri nje president konservator, Theodore Roosvelt. Sot Google kontrollon 88 për qind të tregut të motoreve të kërkimit, ndërkohë Facebook me anë të aplikacioneve  që  kontrollon ( WhatsApp, Instagram dhe Messenger) ka rreth 77 per qind të rrjeteve social dhe Amazon, më tepër se 50 për qind të tregut të shitjeve online dhe rreth 74 përqind të tregut të librave.

Jane realisht monopole. Eshte kohe te merren ne konsiderate dhe te ndalohet se konsideruari Silicon Valley  si dicka e shenjte.

Jonathan Taplin, docent i komunikimit dhe drejtor i Laboratorit te Inovacionit Annenberg  ne Universitetin e Kalifornise se Jugut eshte nje lloj akademiku disi i vecante; perpara se te fillonte karrieren pedagogjike  dhe ate kerkuese shkencore  ka qene nje manaxher  i industrise muzikore dhe kinemase, ka organizuar koncerte per Bob Dylan, ka prodhuar nje film Mean Streets  qe ishte suksesi i pare i regjisorit Martin Scorsese. I rritur ndermjet  revolucionit teknologjik dhe fermentit politik dhe kulturor qe ka kaluar per disa dekada Kalifornia, Taplin  sheh me zhgenjim ndaj kompanive te Internetit: nje bote “liberale” ne syte e shumices, por qe per te nuk  eshte aspak  progresiste. Nje aureole politike dhe nje shenjterim teknologjik  eshte duke maskuar sipas tij, realitetin e nje kapitalizmi jo me pak te ashper  se ai i nje shekulli me pare, i impenjuar si  tashme per te ndertuar monopole.

Provokimet

Per kete qellim ka shkruar nje liber  denoncues   provokues qe nga titulli:  Move Fast and Break Things.

Nje slogan pro-percarjes i marre nga themeluesi i Facebook  Mark Zuckerberg i cili me pas vazhdone keshtu Ne qofte se nuk shkaterron gjera do te thote qe nuk po shkon perpara  mjaftueshem  shpejt”. Edhe Taplin kerkon te shkaterroje, por ai mendon te shkaterroje monopolet dhe oligopolet teknologjike. Tamam  si nje beteje me mullinjte e eres, duke marre parasysh forcen e gjigandeve te web-it popullaritetin e tyre dhe mbeshtetjen qe ata kane qofte nga demokratet ashtu dhe nga republikanet.

sv2Dhe Donald Trump i cili dergoi ne Shtepine e Bardhe Peter Thiel, nje nga kampionet e Silicon Valley, nuk duket personi i duhur  per fushata  antitrust. “Nje vit e gjysme me pare, kur i propozova kete liber shtepise botuese Little Brown – tregon Jonathan  nga shtepia e tij ne Los Angeles – isha totalisht kunder rrymes : po sfidoja  vetepercaktimin teknologjik qe kishte nenshtruar dhe Obamen dhe Partine Demokratike. Por qe  nga ajo kohe shume gjera kane ndryshuar.Dhe reagimet ndaj librit tim jane ne menyre te papritur, pozitive.

 

 

Reagimet

sv3Realisht, pak kohe me pare Economist i dedikoi nje investigim  rilindjes  se kapitalizmit monopolistik ne Amerike duke denoncuar abuzimin me pozicionin dominues ne treg dhe afirmimit te kultures “winners take all- kush fiton i merr te gjitha”. Javen e kaluar Financial Time publikoi nje editorial me te njeten teme duke mbrojtur idene se teknologjite e reja favorizojne suksesin  e nje konkurenti te vetem dhe zgjidhjet antimonopoliste te shekullit te kaluar (fragmentimi i koloseve  monopol apo shtetezimi i tyre) jane te vjeteruara, por perseri ky realitet i ri duhet perballuar: pas nje kohe te gjate varesia  e konsumatoreve nga i njejti furnitor (sot me cmime te uleta dhe sherbime falas) do te demtoje perdoruesit. Por pertej konsideratave mbi  funksionimin e tregjeve, ajo qe ka filluar te ndryshoje eshte perceptimi popullor  i botes magjike te hi-tech  kalifornian. Brad Stone, shef i obesrvatorit teknologjik te  Bloomberg News ne San Francisco – deklaron qe roli i Silicon Valley, megjithese  eshte akoma ne rritje  ne planin teknologjik  mbi te gjitha per zhvillimin  e inteligjences artificiale , ky rol po zbehet persa i perket  anes kulturore: me automatizimin i cili po shkaterron vende pune dhe stresin  e inovacionit te panderprere, njerezit vazhdojne t’i admirojne  lideret e Silicon Valley por nuk i konsiderojne me heronj. Dhe retorika  e teknologjise qe permireson jeten eshte e sfumuar nga abuzimet  ne  fushen e privatesise dhe afirmimit te personazheve te paskrupullt  si Travis Kalanick  i aplikacionit Uber .

 

Zgjidhjet

“Ne me pak se dhjete vjet – deklaron Taplin – kapitalizmi  amerikan  ka ndryshuar pamje : pese gjigandet e ekonomise qe dominojne Bursen  ne termat te kapitalizimit jane tashme  ndryshuar me perjashtim te  Microsoft: pra Exxon, General Electric, Citigroup dhe Shell Oil jane zevendesuar nga Apple,Google (tashme  quajtur Alphabet), Amazon dhe Facebook”. Cfare duhet bere? Duke perjashtuar  cdo forme nacionalizimi – zgjidhje keto te adaptuara ne te kaluaren ne Europe, por tashme te  papropozueshme dhe te pamendueshme ne SHBA – Taplin sheh te mundshme disa variante pa  arritur ne copetimin  e shoqerive : qe nga ndalimi i se drejtes se blerjeve te reja tek rregullimi i aktiviteteve qe do te regjistrohet si monopol natyral . Rasti te cilit mund ti referohemi thote Taplin eshte ai i telekomunikacionit ne shekullin e kaluar: “Kur ne fillim te viteve 1900, rreth njezet shoqeri telefonike u konsoliduan ne  grupin AT&T , qeveria amerikane autorizoj bashkimin, por e rregulloi kete monopol: themeloi nje kontrollues, entin FCC dhe i vendosi AT&T  detyrimin per te investuar nje pjese  te mire te te ardhurave te saj ne kerkim dhe zhvillim. Linden keshtu  Bell Labs qe per rreth gjysem shekulli  furnizuan inovacionin teknologjik amerikan. Nga keto laboratore u shpik transistori, lazeri, furra me mikrovale  etj . Shume patenta teknologjike u vune ne sherbim te sistemit prodhues amerikan:  dhe keshtu linden dhe kompanite e famshme amerikane  Motorola dhe Texas Instruments.

sv4Taplin e njeh faktin qe Interneti ka karakteristika te tjera nga rrjetet telefonike, por mendon se  shqerite kryesore mund te kontribuojne nedobi te publikut”. Mbi te gjitha – shton ai – qe rrjeti , i konsideruar nga zoterinjte e Silicon Valley si nje  krijese e tregut, lindur nga poshte, ne realitet eshte nje infrastrukture e cila u ndertua nga qeveria, me sakte nga Pentagoni, me parate e taksapaguesve amerikane. Paradoksi eshte qe  nderkohe qe shkencetaret e qeverise e menduan si nje strukture sa me te shperndare dhe demokratike e cila duhet te funksiononte edhe ne raste te goditjes se qendrave komanduese ne rast lufte. Por pasi kaloi nga qeveria tek qytetaret, Interneti u shnderrua ne nje sistem shume me i perqendruar ne duart e pak njerezve. Dhe tani eshte momenti per te vendosur nese keto kompani  duhet te rregullohen me ligj apo te vazhdojne keshtu, duke pasur iluzionin se nuk do ta demtojne privatesine tone  dhe demokracine”.

Skenaret

Demokracia  ne rrezik? Sipas Taplin-po. “Jemi deshmitare te faktit sesi teknologjia ndryshoi dinamiken e zgjedhjeve te fundit presidenciale ne SHBA.  Por nuk behet fjale vetem per perhapjen e lajmeme te rreme  ne rrjetat sociale ose perdorimin e Twitter per te shkaterruar kundershtarin poliltik. Kultura e Silicon Valley eshte  liberalizmi i  Peter Thiel, tashme ne Shtepine e Bardhe, i cili jo vetem qe eshte nje ndjekes i teorive ultraliberale  te Ayn Rand – qe te  vleresehet  shkelqimi i fituesve  dhe asnje meshire per mbetet pas – por nuk beson as tek demokracia, duke qene se mbeshtet idene qe vetem dy perqind  e qytetareve kupton se cfare po ndodh ne boten  ku jetojme . Thiel beson vetem tek algoritmet”. Nje  personazh i cili duket si i izoluar ne Silicon Valley  e dominuar nga liberalet , fansa te Obames dhe te kandidateve te tjere demokrate , Thiel ishte i vetmi qe mbeshteti Trump.Taplin e kundershton kete realitet: “Jo, Larry Page dhe Jeff Bezos  jane ndjekes te pergjegjshem te Ayn Rand: per ta problemi eshte qeveria, enderrojne nje bote te administruar nga pjekuria superiore  e Silicon Valley  me algoritmet e saj te mistershem dhe te gjithepushtetshem. Kane dhene imazhin e progresisteve  sepse ne disa tema  sociale qe nga te drejtat e gay tek emigracioni , kane pozicione qe konsiderohen si te majta. Ne realitet jane pozicione qe inspirojne interesat e bizneseve te tyre. Realiteti eshte tjeter”.

Taplin e konsideron veten nje deshmitar okular  te kesaj metamorfoze: “Ne fillim teknologet  e Silicon Valley ishin ndjekes te kunderkultures kaliforniane te viteve gjashtedhjete. Por  me pas  guidat ideologjike u zevendesuan nga Ayn Rand”. Kur ndodhi? Ndodhi gradualisht, por mendoj se filloi ne 2004 me kuotimin e Google ne burse si nje gjigand dhe solli dhe ndryshimin e mentalitetit. Nderkohe erdhi  ne skene dhe Facebook: investitori i pare ishte pikerisht Peter Thiel i cili sillte kulturen ultraliberiste te se ashtuquajtures  “Mafia e Paypal”. Te gjithe jane shnderruar ne ultraliberale?

sv5Taplin eshte i kujdesshem persa i perket Zuckerberg, duke i  dhene beneficin e dyshimit. “Do te shohim thote per Zuckerberg. Ndoshta, ashtu si Bill Gates  i cili ndryshoi rrugetim duke u shnderruar ne nje filantropist  per shkak te influences mbi te te bashkeshortes  Melinda edhe Zuckerberg do te ndryshoje fale Priscilla Can: nje pediatre qe ka nje sensibilitet te sinqerte social.

Please follow and like us: