Albspirit

Media/News/Publishing

Ishujt Faroe kërkojnë nuse

Kur Athaya Slaetalid u zhvendos sefte nga Tajlanda në Ishujt Faroe, ku dimri zgjat gjashtë muaj, ulej gjithë ditën e lume pranë stufës.

“Njerëzit më thoshin të dilja jashtë, sepse po rrezonte dielli, por unë ua ktheja: ‘Jo! Më lini rehat, po mërdhij”. Dhe zhvendosja në këtë vend para gjashtë vjetësh ishte shumë e vështirë, e pranon Athaya, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo ishte takuar me burrin Jan gjatë kohës kur ai po punonte me një mik nga Ishujt Faroe, që kishte nisur biznes në Tajlandë.

Jani e kishte ditur menjëherë se do të ishte e vështirë ta sillje gruan në këtë vend për shkak të kulturës krejt tjetër, me motin dhe peizazhin krejt ndryshe prej ambientit tajlandez.

Deficiti gjinor

“Kisha shqetësimet e mia, sepse gjithçka prej të cilave po hiqte dorë ishte krejt ndryshe prej gjithçkaje që e priste”, e pranon ai. “Por duke e njohur Athayan, e dija se mund t’ia dilte mbanë”.

Tani janë më shumë se 300 gra nga Tajlanda dhe Filipinet që jetojnë në Ishujt Faroe. Nuk duket shifër e madhe, por në një vend me popullsi prej vetëm pesëdhjetë mijë banorësh, ato përbëjnë pakicën më të madhe etnike në këtë shtet me tetëmbëdhjetë ishujsh, që shtrihen ndërmjet Norvegjisë dhe Islandës…

Please follow and like us: