Albspirit

Media/News/Publishing

“Rrno për me tregue” në skenën e Fierit

Monodrama “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit, është këmbanë  apeli për paqe dhe dashuri e cila do të përcillet nga aktori Arben Derhemi në skenën e teatrit Bylis Fier ditën e premte dhe të shtunë. Pasi suksesit, duartrokitjeve të ngrohta në skena të ndryshme të shqipërisë, vepra e vënë në skenë nga regjisori Milto Kutali kërkon të korri sukses edhe për publikun fierak, një publik i njohur për shijet e tij artistike. Drejtori i teatrit Fier, Robert Hoxha thotë se është kthyer në traditë , që fundjavat në Fier të mirëpresin trupa teatrore nga gjithë Shqipëria, e gjithë kjo në kuadër të tureve lëvizëse të tyre për të qënë më afër artdashësve të të gjitha trevave.

“Është radha e Arben Derhemit dhe Milto Kutalit të ngjiten në skenën e Bylisit”, thotë ai. Ditën e enjte dhe të premte teatri Fier është  për shfaqje në kryeqytet në skenën e teatrit eksperimental Kujtim Spahivogli, me pjesën “Emigrantët”. Tradita e lëvizjes së trupave nëpër Shqipëri është një nismë e mirë. n. “Rrno për me tregue” do ta mbushë sallën, do ta shndërrojë skenën në një reflektim për të shkuarën dhe një apel për të mos urryer, por dashur njëri-tjetrin”, thotë drejtori Hoxha.

Mendohet që pas kësaj shfaqjeje teatrore, të ketë një pauzë të gjatë për shfaqje, ndërprerje e cila mund të shkojë deri në një vit. Godina aktuale e teatrit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total, falë një projekti të miratuar nga ana e qeverisë shqiptare.

Please follow and like us: