Ridson Nokaj: Shqipnine kane me e drejtue e duhet ta drejtojne shqiptaret
Te dashur qytetar te Qarkut Shkoder”, miq, shoke, te aferm e dashamires, deshiroj te ndaj me ju angazhimin tim si kandidat per Deputet ne “Qarkun e Shkodres” me levizjen qytetare “SFIDA per Shqiperine”, Nr. 6 vendosur nga KQZ.
“SFIDA per Shqiperine” eshte nje levizje e hapur qytetare, e cila ka per qellim angazhimin e çdo qytetari, si pjese thelbesore dhe e domosdoshme e shoqerise.
Ajo qe kerkojme eshte qe cdo qytetar te marre ne dore fatin e tij dhe te shpreh lirisht vullnetin e tij politik, duke u rikthyer ne fronin e tij si SOVRAN, sikurse eshte e parashikur dhe ne:
“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” – “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”.
Me 18 Qershor kujtohu qe:
RESPEKTI FILLON DUKE RESPEKTUAR VETVETEN!!!
JO DUKE SHITUR VOTEN – LIRINE TENDE – TE DREJTEN TENDE!!!
Shprehje si :
DUHET TE PAGUASH nese do pune!!!
DUHET TE PAGUASH nese do te kurohesh!!!
DUHET TE PAGUASH nese do te arsimohesh!!!
jane bere pjese e fjalorit tone te perditshem, pa u shqetesuar fare i pranojm si normalitet.
Duhet ti themi mjaft ketij sistemi te semure ku, per te marre ate qe na takon me te drejte duhet te paguajme, ku per te perparuar duhet te kesh mik!
KJO ESHTE AJO QE ME KA MBAJTUR LARG VENDIT TIM PER VITE TE TERA EDHE PSE NUK KAM RRESHTUR KURRE SE PROMOVUARI MREKULLITE QE OFRON SHQIPERIA!!!
KETE HERE VENDOSA TE ANGAZHOHEM PERSONALISHT ME “SFIDA per Shqiperine”!!! – sepse jam i bindur qe DRYSHIMI FILLON NGA SECILI PREJ NESH!!!
VOTA eshte nje E DREJTE qe ke por dhe nje DETYRIM MORAL kundrejt atyre qe ke perzemer, kundrejt Shqiperise!
Me respekt dhe konsiderate per te gjithe ju.