Albspirit

Media/News/Publishing

Kampi i Korçës, ku torturoheshin robërit e luftës nga partizanët

Dy dokumente ku flitet për shkëmbime robërish, dhe ku ushtrisë gjermane i kërkohej që këmbimi nuk do të bëhet me fshtarë apo popull të thjeshtë që gjermanët mund t’i kapnin kudo, por “ me njerëzit tanë” pra me komunistët. Gjatë periudhës së Luftës së dytë Botërore në Shqipëri, partizanët kishin ngritur edhe kampe përqendrimi ku robërit detyroheshin të bënin punë të deturuar apo torturoheshin për tu nxjerrë informacione. Një grup dokumentesh nga periudha verë- vjeshtë 1944 e dëshmon ekzistencën e këtyre kampeve quajtur ndryshe prej tyre si fusha përqendrimi. Dy dokumente që i sjellim ekskluzivisht për Hithra.al, ruhen në një dosje ku flitet për shkëmbime robërish, dhe ku ushtrisë gjermane i theksohet se shkëmbimi nuk do të bëhet me fshtarë apo popull të thjeshtë që gjermanët mund ti kapnin kudo, por “ me njerëzit tanë” pra me komunistët. Dokumentet ku flitet hapur për fushat e përqendrimi zbulojnë se ato ndodhen në zonën e Korçës. Njëri prej dokumenteve madje jep gjithë listën emërore të gjermanëve që mbahen rob aty, duke nënvizuar se disa prej tyre janë të plagosur e të sëmurë.  Më poshtë i sjellim të zbardhura sipas origjinalit këto dokumente shoqëruar edhe me faksimilet e tyre.

USHTRIA NACIONAL ÇLIRIMTARE P. V.

Komanda e Qarkut të Korcës

Nr. 61 i prot.

Zon’e lirë, 4/IX/1944.

SHTABIT TË PËRGJITHSHËM T’USHTRIS NACIONAL CLIRIMTARE P. V.

P O Z I T Ë

Përgjegje e urdhërit nr. 258 datë 26/VIII/1944.

Në fushën e përqëndrimit të ktij qarku, ndodhen 11 robër gjermane; prej të cilëve, përveç njërit që di pak fjalë italisht, asnjë nuk di ndonjë gjuhë të huaj; shokët t’onë dhe të bazave të tjera t’afërta nuk njohin gjermanishten; kështu, me shumë zor, një shok që udërgua për pyetje të tyre, mundi të merret vesh vetëm për informatat, që shënohen këtu poshtë, dhe konstatoj se nuk janë në ngjendje te japin informata të tjera.

1) Alfred Fohr matrikull 738, 2) Erich Kellner matr. 523, 3) Gerhard Osterle matr. 514, 4) Bernhard Geiger matr. 5043, 5) Herbert Beniroth matr. 36, 6) Adolf Sieber matr. 1407, 7) Heinz Berndt matr. 74. 8) Berthold Borbe matr. 216 e 9) Georg Waxemberger matr. 561, të gjithëq të Divizionit 297, Regjimenti 523 I Fanteris dhe të kompanisë se III të të zërë rober me 29 maj 1944 në Kuç deklarojnë se Shtabi I Divizionit qëndron në Tiranë, përbëhet në shumicë prej gjermanësh dhe të tjerët austriakë, polakë dhe nacionalitetesh të tjera; fuqit e ktij Divizioni ndodhen të shpërndara në Vlorë, Drashovicë dhe Elbasan, Borshi është fortifikuar me artileri dhe depozitat e municionit ndodhen ne Spile;10) Heinrich Reuter matr. 47 e 11) Fritz Spillner matr. 86 të Divizionit 999, Batalionit 20, i pari i Kompanis së i rë e i dyti i Kompanisë së III të të zënë robër në të njëjtën datë e vend deklarojnë se ky Divizion ndodhet në gjermani, Batalioni i tyre në Shqipri, Shtabi i Batalionit në Borsh bashkë me dy kompani, një kompani në Sarandë ku ndodhen edhe artileri fushore, një kompani në Korçë: në Borsh ka dhe pak artileri.

Please follow and like us: