Albspirit

Media/News/Publishing

Marku: E pakuptimtë nëse figurat e shkuara të PD të vihen prapë në lista, marrëveshja e godet LSI

Akademiku Mark Marku u shpreh sot në rubrikën Opinion se do të jetë e pakuptimtë nëse të njëjtët persona në PD nga listat e shkuara të vihen prapë ku para katër vitesh ajo i humbi zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Markut:

Marrëveshja është gjë pozitive, dhe pritej nga të gjithë. Kjo marrëveshje duhet të jetë garant për të gjitha partitë në vend, se nuk do deformohet vullneti i votuesve. Mendoj se u shmang rreziku i një krizë që nuk dihet si do përfundonte.

Duhet përqëndruar vëmendja  tek cilësia e procesit zgjedhor relativisht të shtendosur. PD-së i duhet të mbajë përgjegjësinë për pushtetin e paraq 4 viteve. Në PD janë pothuaj të gjithë ata që kanë humbur zgjedhjet e para 4 viteve. Nëse këto emra do u paraqiten votuesve këto lista do ishte e pakuptimtë për votuesit, çfarë ndryshimi ka?

Ata janë hedhur një herë poshtë, Basha është para një vështirërësie, normalisht që nuk mund të shkrijë të gjithë partinë, duhet të ruajë edhe marrëveshjet me aleatët. Aleatët u goditën. Ata kanë të drejtë të ankohen.

Kjo formulë i çon partitë e vogla në dështim, zbehet niveli i përfaqësimit. Agron Duka mendoj se ka të drejtë. Nga pikëamja pragmatike është dëm. Nuk ka një të dhënë për ministrat e rinj që të na thojë se ata nuk vlejnë, duhej të ishte marrë më seriozisht. Produkti do duhej që të kishte figura më përfaqësuese, ata nuk e kanë rolin kaq të drejtë. Nëse dështojnë zgjedhjet përgjegjësia është edhe e PD edhe e PS.

Kjo marrëveshje mes PD dhe PS normalisht që  e godet LSI-në.

Me postin e presidentit, Meta i vuri kryqin partisë së vet.

Please follow and like us: