Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është ministri i skandaleve seksuale?

Javën e kaluar në parlament, ish kryeministri Sali Berisha foli për një skandal që pritej të publikohej nga zyrat në Tiranë. Më pas përmendi një përgjues në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa sot ka folur përsëri për ministra të përfshirë në afera korruptive e seksuale.

Ai ka postuar në “Facebook” një karikaturë ku duket një zyrtar shtetëror që pret vajza për punësim dhe në vend të tavolinës ka një shtrat,

Një komentuese i ka tërhequr vëmendjen:
“U bë legjendë Shukriu doktor. Mendoj se boll vëmendje i kushtuat. Të pacipëve iu rritet reputacioni sa më shumë t’i përmendësh,” shkruan Klodiana Hilaj.

Por ish-kryeministri i është përgjigjur duke u shprehur se “Shukri Xhelili është lule në krahasim me disa ministra të qeverisë, sa i përket punësimeve”.

“Mirëmëngjesi Klodiana, tabloja është me shume logo e punësimit te partisë siçiliste se sa një person i veçantë. Kështu qe ne atë karrige mund te vendosesh fare lehte disa ministra te aleancës se qelbësirave, zyrtar të tjere te larte te saj. Une ne parlament i thash deputetit siçilist te Dibres se Shukriu esht lule krahasuar me keta qe jane te ulur pas meje fjala ishte per disa ministra qe shkelin çdo kod etik moral ne punesime,me respekt,S.B”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

https://www.facebook.com/cercizloloci/

 

Please follow and like us: