SHBA do të armatosin Ukrainën
Ukraina është shumë pranë marrëveshjes me Uashingtonin për pajisjen me mjete të teknologjisë së fundit të mbrojtjes. Synimi është lufta ndaj separatistëve rusë në lindje të vendit të mbështetur nga Moska.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka trumbetuar vizitën e 20 qershorit si një shenjë e rëndësishme e mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën nën administratën e Donald Trump, veçanërisht pasi Trump ende nuk ka takuar presidentin rus Vladimir Putin që prej ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Dy marrëveshjet e mbrojtjes të shpallura publikisht, por ende të pa konkretizuara në letër gjatë udhëtimit të Poroshenkos, do të lehtësojnë shitjen e pajisjeve ushtarake dhe do të promovojë kërkime të përbashkëta.
Dy marrëveshje kornizë do të nënshkruhen së shpejti, tha Denys Gurak, nënkryetari i aktivitetit të jashtëm ekonomik në Ukroboronprom, një konglomerat i kompanive të mbrojtjes ukrainase.
Ukraina ka nevojë për pajisje që shkojnë nga sistemet e radarëve, avionët dhe komunikimet e sigurta, pasi ajo lufton me një kryengritje separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbass që ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz dhe ka dërguar marrëdhënie me Moskën në rënie të lirë.
Marrëveshja e parë synon të çlirojë qasjen e Ukrainës në tregun e mbrojtjes së SHBA, duke përshpejtuar procesin me të cilin Ukraina mund të blejë pajisje të tilla si dronë ose radarë.
Shtetet e Bashkuara deri më tani nuk kanë pranuar kërkesat e Ukrainës n për të furnizuar me armë vdekjeprurëse, ndërsa Poroshenko i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, e anashkaloi pyetjen. Të dyja marrëveshjet nuk mbulojnë çështjen e armëve vdekjeprurëse.
Një marrëveshje e dytë për t’u nënshkruar është për hulumtim dhe zhvillim të përbashkët në mbrojtje. Ukraina parashikon marrjen e fondeve të SHBA për zhvillimin e teknologjive të reja ushtarake.
“Kjo marrëveshje do të hapë gjithashtu rrugën për disa pjesë të armëve të SHBA-së që do të prodhohen pjesërisht në Ukrainë”, tha Gurak.
Marrëveshjet “do të tregojnë se ne jemi një partner strategjik për Amerikën në kompleksin e mbrojtjes”, tha Gurak në një intervistë për Reuters