Albspirit

Media/News/Publishing

Macron uron Ramën: Jemi bashkë për Europën e së ardhmes

Presidenti i Francës,Emmanuel Macron, ka uruar sot kryeministrin Rama pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit.

Macron uron Ramën dhe thotë se ka bërë shumë për shtetin e së drejtës. Ai gjithashtu vlerëson reformën në drejtësi dhe shprehet mirënjohës për vëmendjen që vendi ynë tregon ndaj Francës.

“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara. Shqipëria është pranë integrimit në BE. Mirënjohje edhe për rëndësinë që i kushtoni Francës. Ne jemi bashkë për Europën e së ardhmes”, shkruan urimi i Macron.

Please follow and like us: