Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, arrestohen 7 zyrtarë të Tatimeve dhe 1 biznesmen hidrokarburesh

Pas një hetimi një vjecar të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë në kuadër të Operacionit policor “SMILE 4” u bë i mundur ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të tetë shtetasve për veprat penale të “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”

Më datë 21.04.2016, rreth orës 21:00, u arrestuan shtetasit:

1. Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

2. Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

3. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren

pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

4. Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

5. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

6. Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Nneni 248 i Kodit Penal)

7. Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)

8. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”, (Nenet 180-181 të Kodit Penal)

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipër shënuar me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë gjatë periudhës kohore 2010 deri më 2015 gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale

kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar

“Martini Petrol” me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve duke e

lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u rregjistruar në QKR dhe organet

tatimore të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën

101.805.583 lekë të reja i konsideruar evazion fiskal.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë sё Rrethit Gjyqёsor Tiranё për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Nenet 248, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Please follow and like us: