Albspirit

Media/News/Publishing

Bob Marli: Pushtoji djajtë me një gjë të vogël që quhet dashuri!

 Bob Marley's Classic "Redemption Song" Gets New Visual On His 75th ...

Bob Marley për jetën, dashurinë dhe lumturinë
  1. Çdo njeri ka të drejtën të vendosë për fatin e tij.
  2. Nuk besoj tek vdekja, as tek mishi, as tek shpirti.
  3. Kur mbyllet një derë, a nuk e kupton se është hapur një tjetër?
  4. Mos fito botën duke humbur shpirtin.
  5. Urtësia është më e mirë se argjendi dhe floriri.
  6. Mos gjyko, para se të gjykosh veten. Mos gjyko, nëse nuk je gati të gjykohesh.
  7. Në këtë të ardhme të madhe, nuk mund ta harrosh të kaluarën.
  8. Një turmë e uritur është një turmë e zemëruar.
  9. Një gjë e mirë që ka muzika, është se kur të godet, ti nuk ndien dhimbje.
  10. Më mirë të vdesësh duke luftuar për lirinë, se sa të jesh i burgosur gjithë ditët e jetës tënde.
  11. Çdo gjë është politike. Unë vetë nuk do jem asnjëherë politika apo të mendoj politikisht. Unë merrem vetëm me natyrën dhe jetën. Kjo është gjëja më e madhe për mua.
  12. Liria e shprehjes mbart një farë lirie për të dëgjuar.
  13. Nuk di si të jetoj mirë. Unë di vetëm si të vuaj.
  14. Jeto për veten dhe do të jetosh më kot; jeto për të tjerët dhe do të jetosh përsëri.
  15. Disa njerëz e ndiejnë shiun, të tjerë thjeshtë lagen.
  16. Ata që përpiqeshin ta bënin këtë botë më të keqe nuk marrin pushim. Atëherë përse duhet të marr unë?
  17. Kur rrënjët janë të forta, frutat janë të ëmbla.

PER DASHURINE

  1. Mos prit më shumë nga dashuria sa ajo mund të japë. Buzëqesh kur ajo të bën të lumtur, bëja të ditur kur të zemëron dhe ndieja mungesën, kur nuk është aty.
  2. Pushtoji djajtë me një gjë të vogël që quhet dashuri.
  3. Ai nuk është i përsosur. As ti nuk je dhe të dy bashkë nuk do jeni kurrë të përsosur. Por nëse ai të bën të qeshësh të paktën një herë, të bën të mendosh dy herë, dhe nëse ai pranon se është njeriu dhe bën gabime, mbaje fort dhe jepi maksimumin.
  4. Ai nuk do të të citojë poezi, ai nuk mendon për ty në çdo moment, por ai do të të japë një pjesë të vetes së tij që e di se ti mund ta thyesh. Mos e lëndo, mos e ndrysho dhe mos prit më shumë nga sa ai mund të japë.
  5. Mos analizo. Buzëqesh kur ai të bën të lumtur, ulërit kur ai të mërzit dhe ndieja mungesën kur nuk është.
  6. Dashuro fort aty ku ka dashuri. Sepse djemtë e përsosur nuk ekzistojnë, por ka gjithmonë një djalë që është i përsosuri për ty.
  7. E vërteta është që të gjithë do të të lëndojnë. Puna është të gjesh atë që ia vlen të vuash.
  8. Erërat që ndonjëherë na marrin diçka që e duam, janë po të njëjtat që na sjellin diçka që mësojmë ta duam.
Please follow and like us: