Albspirit

Media/News/Publishing

Flisni falas me botën falë këtij aplikacioni shqiptar

Një aplikacion shqiptar i quajtur “Hello”, që mundëson komunikimin ndërkombëtar falas, është lancuar së fundmi për celulartët Android dhe për iPhone. Ky aplikacion ka arritur shumë shpejt të tejkalojë mbi 10,000 shkarkime prej Brazilit deri në Kosovë e Shqipëri, duke lidhur njerëz që nuk njohin njëri-tjetrin dhe të cilët mund të komunikojnë mes vete për dy minuta. Lansimi i aplikacioni në iOS përfshin në mes tjerash edhe disa veçori të reja si kushtet e përdorimit që qartësojnë më shumë procesin e realizimit të komunikimit, anonimitetin në thirrje, mbrojtjen e privatësisë, user-id të rëndomtë, raportimi i keqpërdorimeve, etj
Please follow and like us: