Albspirit

Media/News/Publishing

Restoranti me klientë lakuriq, ende pa u hapur, 30 mijë njerëz në listë pritje

Një restorant i ri vjen në qendër të Londrës këtë verë, ku klientët do të kenë mundësi që të darkojnë nudo. Bunyadi, i cili do të hapet në qershor, do të ndahet në dy seksione; të veshur dhe të zhveshur. Madje edhe stafi do të jetë i zhveshur, sigurisht vetëm me disa pjesë të trupit të mbuluara. Koncepti në fakt është shumë popullor. Kur gazeta ‘Business Insider’, shkroi për herë të parë në lidhje me këtë restorant në 20 prill 2016, rreth 4 mijë persona janë regjistruar për të darkuar aty.lvnaked21n

Tani lista ka shkuar në 28 mijë, të cilët janë në listën e pritjes, në faqen e internetit të restorantit. Krijuar nga pop-up, e kompanisë ‘Lollipop’, ‘Bunyadi’ do të shtojë në menynë e saj edhe për konsumatorët vegjetarianë e jo vegjetarianë, ushqime të gatuara me përbërës natyrorë dhe metodat e gatimit.lvnaked21n (1)

“Ideja është që të përjetojnë çlirimin e vërtetë “, tha Seb Lyall , themeluesi i ‘Lollipop’. “Njerëzit duhet të gjejnë mundësinë për të përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme, pa kimikate, pa ngjyra artificiale, pa energji elektrike, pa gaz, pa telefon dhe madje pa rroba, nëse ata e dëshirojnë një gjë të tillë”, përfundoi ai.

Please follow and like us: