Albspirit

Media/News/Publishing

Shekspiri kishte të drejtë për rozmarinën

Disa shekuj më parë, Shekspiri shkruante: “Hamleti i thotë Ofelisë: Merre këtë rozmarinë, për të kujtuar”. Si për shumë gjëra të tjera, dramaturgu i njohur kishte të drejtë. Aroma e rozmarinës ndihmon të moshuarit të kenë kujtesë të fortë.

Këtë fakt e konfirmon një studim i Universitetit të Northumbias në Britaninë e Madhe. për studimin janë analizuar 150 persona të moshës mbi 65 vjeç, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë u vendos në një dhomë ku ishin vendosur vajza esenciale livandoje ose rozmarine, ndërsa në dhomën tjetër nuk kishte asnjë aromë.

Më pas, të moshuarit iu nënshtruan testeve të kujtesës. Atyre iu kërkua të përcillnin disa mesazhe të cilat u ishin dhënë më parë. Në përfundim u vu re se ata që ndodheshin në dhomën me aromë mbanin mend më shumë, madje kishin humor më të mirë falë rozmarinës, ndërsa livandoja kishte efekt qetësues.

Please follow and like us: