Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza hyn në Facebookun e mamit, por zbulon diçka të tmerrshme

Pasi u nda nga i dashuri, Chelsea Hopper në Britani, kërkoi mbështetje dhe ngushëllim tek nëna e saj. Ajo i tha të ëmës, se i dashuri i saj Kevin Scott e dhunonte dhe për këtë arsye ata nuk mund të ishin më bashkë.

Në të tilla raste pritej që nëna të ishte mbështetje për vajzën, por nuk ka ndodhur kështu.

Mamaja Jacqueline u lidhe me Kevin dhe mbajti një marrëdhënie sekrete me të mbrapa kraheve të së bijës dhe të shoqit.

Por 22-vjeçarja Chelsea zbuloi gjithçka kur lexoi mesazhet e tyre në Facebook. Dhe më pasë ajo ndjehej kaq e trishtuar dhe e fyer saqë reagoi në Facebook me një status “Është kaq e rëndë të zbulosh se dashnori sekret i mamasë tënde është personi që të dhunonte. Nuk dua t’ua shoh sytë të dyve”– është shprehur Chelsea.

Ajo lexoi një mesazh, ku nëna e saj i thoshte Kevinit se ishte shumë i mirë në shtrat. Me sa duket, Kevin e bënte aq të lumtur “vjehrrën” e tij, saqë ajo nuk donte t’ia dinte për dhunën që ushtronte ndaj Chelseas.

Please follow and like us: