Albspirit

Media/News/Publishing

Në emër të dashurisë

Zvicër, gardiania liron të burgosurin sirian dhe arratiset bashkë me të.

gruajaNjë gardiane burgu në Zvicër ka liruar një të burgosur sirian të dënuar për përdhunim dhe më pas është arratisur bashkë me atë.

Angela Magdici ishte magjepsur pas të burgosur sirian Hassan Kiko aq sa kishte nisur të lexonte Kuranin dhe më pas e kishte ndihmuar të dashurin e saj azilant që të arratisej nga burgu. Sipas policisë, 32-vjeçarja e kishte liruar të burgosurin nga burgu i Limmattal, në Dietikon, Zvicër.

gruaja1

Bashkëshorti i gardianes, Vasili Magdici ka rrëfyer se ishte habitur kur bashkëshortja, katolike, kishte nisur të lexonte Kuranin dhe të merrte mesazhe në arabisht në celularin e saj. Sipas tij, ka shumë mundësi që çifti të kenë shkuar drejt Sirisë.

 

Please follow and like us: