Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet mozaiku antik: Jini të lumtur, shijoni jetën

MozaikuNjë mozaik grek 2.400 vjet më parë është zbuluar në provincën e Hatay-t në Turqi, në kufi me Sirinë. Repertori tregon një skelet të shqyer me në krah një shishe verë dhe një copë bukë, ku shkruhej: “Jini të lumtur, shijojeni jetën”. Vepra e artit mendohet që është një nga dekorimet e shumta të pranishme në një sallë dreke të një shtëpie të banuar nga një familje të nivelit të lartë social. Mozaiku është gjetur në një zonë të veçantë nga gërmimet që kishin nisur që nga viti 2012, ku u vendos për t’u ndërtuar një teleferik në zonën pranë qytetit turk të Antiokias. Pra, siç konfirmohet nga Demet Kara, arkeologe e Muzeut Arkeologjik të Hatay-t, vepra e artit i përkiste pikërisht antikitetit pranë qytetit të njohur greko-romak. Ndër të tjera, vepra e artit, mund të jetë e vetmja në llojin e saj. Kara shpjegon se një mozaik i tillë gjendet edhe në Itali, por ai turk është më i plotë dhe gjithëpërfshirës.

 

Please follow and like us: