Albspirit

Media/News/Publishing

Armata e zhveshur e Princit Harry shkon në 32 mijë

Ai mund të jetë në telashe të mëdha me pallatin mbretëror lidhur me fotot nudo të cilat dolën gjatë pushimeve të tij të çmendura në Las Vegas, por tani të paktën Princi Harry ka disa mijëra shpatulla (të zhveshura), ku mund të mbështetet për të qarë hallet. Armata e zhveshur e Princit Harry ka arritur në gati 33 mijë britanikë, shumica ushtarakë, por edhe njerëz të thjeshtë, të cilët në shenjë solidariteti ndaj princit të tyre, kanë pozuar të zhveshur me krahun ngritur për përshëndetjen ushtarake. Ushtarë nga të gjitha frontet, në Afganistan apo pjesë e forcave të armatosura ushtarake britanike, kanë bashkuar forcat për t’i dhënë zemër komandantit të tyre, duke postuar në internet me mijëra foto ku pozojnë në mënyrë të ngjashme me fotot që ‘kryqëzuan’ në mediat e gjithë botës, trashëgimtarin e tretë të fronit të Britanisë së Madhe. Grupit në ‘Facebook’, të pagëzuar me emrin “Mbështesim Princin Harry me një përshëndetje nudo” i janë bashkuar edhe shumë femra, të cilat sigurisht, nuk kanë harruar të mbulojnë pjesën e sipërme me njërën dorë (dora tjetër u duhet për përshëndetjen) ose me çfarë të kenë pasur mundësi; një flamur, një stemë apo diçka tjetër. Pozicionet janë nga më të larmishmet, që nga biçikleta, në majë të tankut, në dhomën e gjumit madje dhe në rrugë.

Please follow and like us: