Albspirit

Media/News/Publishing

Bakteret të varrosura prej 86 milionë vitesh, arrijnë të mbijetojnë

Zbulohen forma bakteresh që kanë mbijetuar prej miliona vitesh në fundin e oqeanit paqësor.

Jetojnë ende, ndonëse janë varrosur prej 86 milionë vitesh në fund të oqeanit Paqësor. Bëhet fjalë për baktere që kanë mundur të mbijetojnë nën shtresat sedentare të tabanit të oqeanit Paqësor, fal pranisë së sasive të vogla të oksigjenit. Zbulimi, i publikuar në revistën “Science”, është bërë fal një ekspedite të udhëhequr nga Hans Roy, i universitetit danez të Aarhus. Shkencëtarët kanë marrë materiale të sedimenteve të fundit të oqeanit dhe i kanë analizuar në laborator. Aty kanë zbuluar praninë e mikrorganizmave që kishin mbijetuar prej miliona vitesh, pa pasur asnjë kontakt me sipërfaqen. “JANË TË PARA FORMA GJALLESASH MIKROBIALE QË PËR TË MBIJETUAR PËRDORIMIN OKSIDIMIN E KARBONIT. BAKTERE TË TJERA TË VJETRA KANË MBIJETUAR ME NJË METABOLIZËM TË NDRYSHËM”, KA KOMENTUAR BIANCA COLONNA, MIKROBIOLOGE E UNIVERSITETIT “LA SAPIENZA” TË ROMËS. Bakteret nuk janë izoluar ende, por shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë se oksigjeni është përdorur sipas një “forme të parë frymëmarrjeje”. Sipas studiuesve ndoshta bëhet fjalë për arke-baktere (format më të lashta, që janë mikroorganizma të formuar nga një qelizë e vetme, pa bërthamë. Mendohet e 90% organizmave njëqelizorë që ndodhet në Tokë, jetojnë në të njëjtat kushte. “Mendohet se ne njohim vetëm 0,1% e mikroorganizmave që jetojnë në fund të oqeaneve”, thonë studiuesit.

 

Please follow and like us: