Albspirit

Media/News/Publishing

Burri më i gjatë kërkon ndihmë për të blerë këpucë

Ukrainasi 29-vjeçar është 2,40 m i gjatë dhe e ka numrin e këmbës 56. Këpucët kushtojnë 20 mijë dollarë

Njeriu më i gjatë në SHBA, Igor Vovkovinskiy, ka kërkuar ndihmë për të blerë këpucë. 29-vjeçari me origjinë nga Ukraina, rezidentë në Minnesota, është i gjatë rreth 2 metra e 40 cm dhe nuk ka mundësi të dal jashtë shtëpisë, sepse ka nevojë për një palë këpucë të masës 56. I riu ka bërë porosi për t’u prodhuar enkas për të,  por fabrika që i ka marrë përsipër ka vendosur t’ia shesë për 20 mijë dollarë, shumë e cila nuk mbulohet nga sigurimet. 29-vjeçari ka apeluar për ndihmë dhe është në pritje të fondeve që do i mundësojnë blerjen e këpucëve gjigande. I riu është detyruar të jetojë në SHBA për tu kuruar, që nga mosha 7-vjeçare, kur ishte 1 metër e 80 cm i gjatë. Ai është nënshtruar disa operacioneve, por mjekët nuk kanë arritur të frenojnë gjigandizmin e tij.

 

Please follow and like us: