Albspirit

Media/News/Publishing

“Facebook”, përgjegjës për një të tretën e divorceve në Britani

 Image result for facebook

Themeluesi i rrjetit më popullor në botë, ‘Facebook’, Mark Zuckerberg, e ndryshoi statusin e tij në “i martuar”, por rrjeti i tij i famshëm social duket se po bëhet shkaktar që një e treta e njerëzve në Britaninë e Madhe, ta kthejnë statusin e tyre në “i divorcuar”, duke u renditur si një ndër faktorët stimulues të shkurorëzimeve në këtë vend. Sipas një sondazhi të ri, çiftet ankohen gjithnjë e më tepër për sjelljen e bashkëshortit të tyre në ‘Facebook’, çka çon deri në lindje të konflikteve që përfundojnë më pas në divorc. Shkaku kryesor i këtyre ankesave, sipas sondazhit, lidhet me
mesazhe të papërshtatshme të adresuara drejt seksit të kundërt në rrjetin social. SIPAS STUDIMIT TË REALIZUAR NË BRITANINË E MADHE, QË MORI NË SHQYRTIM 5000 RASTE DIVORCESH, MË TEPËR SE 33 PËR QIND E SHKURORËZIMEVE TË NDODHURA VITIN E FUNDIT LISTOJNË PIKËRISHT ‘FACEBOOK’ SI NJË NDËR FAKTORËT KRYESORË TË DIVORCIT. “Nëse dikush dëshiron të ketë një flirt me seksin e kundërt, atëherë ‘Facebook’ është vendi ideal për ta pasur një gjë të tillë”, – thonë studiuesit që u morën me sondazhin në fjalë. Postimi i statuseve të çuditshme dhe veçanërisht fotove të papërshtatshme apo të ekzagjeruara, po shihen gjithnjë e më shumë si shkaktarë të divorceve. Kështu që duhet të bëni kujdes me çfarë postoni në murin e profilit tuaj në ‘Facebook’, pasi impakti i njerëzve me rrjetet sociale është rritur në një përqindje të frikshme, dhe edhe nëse bashkëshorti ose bashkëshortja nuk iu zbulon, dikush tjetër i afërt me të mund të ‘raportojë’. Lidhjet që lindin nëpërmjet ‘Facebook’-ut janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, për shkak të ‘komoditetit’ që të ofron një njohje e tillë. ’FACEBOOK’ ARRIN TË SHTJERË NË TUNDIM EDHE NJË PERSON TË CILIT NË KUSHTE TË TJERA, PËR 1 MILION VJET NUK DO T’I SHKONTE NË MENDJE TË KISHTE NJË LIDHJE JASHTËMARTESORE, – THONË STUDIUESIT. – NDRYSHMI QËNDRON NË FAKTIN SE ‘FACEBOOK’, PËR VETË KARAKTERIN E TIJ VIRTUAL, TË BËN TË NDJEHESH I SIGURT, I PAFAJSHËM DHE NË PRIVATËSI TË PLOTË.

Please follow and like us: