Albspirit

Media/News/Publishing

Familja britanike prej silikoni

 

Të gjitha femrat e familjes Marshall, në Britaninë e Madhe, kanë bërë 1 ose më shumë operacione për zmadhimin e gjoksit, përveç vajzës më të vogël të familjes, Britney 14-vjeçare, e cila këmbëngul se nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.Por, mamaja Chantal, e cila së bashku me 4 vajzat e saj më të rritura kanë bërë së bashku 13 operacione plastike, ka shumë dëshirë që edhe vajza më e vogël të ndjekë rrugën e motrave të saj. Nëna 53-vjeçare ka bërë 4 operacione plastike për të rritur gjoksin; 30-vjeçarja Emma ka bërë 3, 27-vjeçarja Terry ka bërë 3, 26-vjeçarja Tara ka bërë 2 dhe 21-vjeçarja Ripley ka bërë 1. Ndërkohë, më e vogla, Britney duket se është tjetër ‘brumë’; mëson shumë në shkollë dhe dëshiron të shkojë në universitet një ditë, dhe megjithëse duket e çuditshme duke qenë se jeton në një familje të mbushur me silikon, ajo nuk ka aspak dëshirë që t’i nënshtrohet një operacioni për të zmadhuar gjoksin.

53-vjeçarja Chantal, që ka gjithsej 9 fëmijë (edhe 4 djem veç 5 vajzave të saj, të gjitha bionde), shprehet se e pëlqen mënyrën se si duken vajzat e saj pas zmadhimit të gjoksit dhe sipas saj, të njëjtën gjë do të bëjë edhe Britney sapo të mbushë 18 vjeç. “Në të shkuarën mendoja se edhe unë doja të kisha gjoks të madh si motrat dhe nëna ime, por me kalimin e viteve, sa më shumë që rritesha, aq më shumë qesharake më dukeshin ato”, – thotë Britney, e cila shpreson se do të jetë e para nga familja e saj që do të mund të shkojë në një universitet dhe të ketë një karrierë të suksesshme në biznes.

 

Please follow and like us: