Albspirit

Media/News/Publishing

Gjeniu i vogël gjerman zgjidh problemin e Njutonit

16-vjeçari Shourryya Ray, me origjinë indiane, ka arritur të shpjegojë dy teoritë e dinamikës së grimcave, të cilat kishin “çmendur” edhe vetë matematikanët

Një djalosh 16-vjeçar nga Gjermania, por me origjinë indiane, ka arritur të zgjidhë një problem të fizikanit gjeni, Isaac Newton 300 vjet më parë, që ka bërë të ‘çmenden’ matematikanët e të gjithë botës. Kjo, për faktin se nuk kishin arritur që t’i jepnin një zgjidhje të saktë problemit, gjë që e ka bërë gjeniu i ri 16-vjeçar.

AI KA MUNDUR TË ZGJIDHË DY TEORITË E DINAMIKËS SË GRIMCAVE, TË CILAVE FIZIKANËT PARA TIJ VETËM I ISHIN AFRUAR ME PËRAFËRSI DHE MADJE DUKE VËNË NË PËRDORIM EDHE KOMPJUTERËT, TË CILËT NUK EKZISTONIN FARE MË KOHËN E NEWTON.

Zgjidhja e dhënë nga adoleshenti lejon llogaritjen e saktë të një trajektoreje nën efektin e gravitetit dhe të rezistencës së ajrit.

Ray u njoh për herë të parë me postulatin e Newton gjatë një vizite në Universitetin Teknik të Dresdenit. Kureshtja dhe zgjuarsia e një studenti të zellshëm ishin ato që i dhanë mundësinë që të arrinte në një zgjidhje të saktë të problemit.

 

Please follow and like us: